Zgjedhjet në FSHF, Muça e thotë troç: Doja të më propozonte Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2018 | 20:16

Zgjedhjet në FSHF, Muça e thotë troç: Doja të më propozonte Tirana

Shkëlqim Muça është një prej kandidatëve për Komitetin Ekzekutiv. Për “Panorama Sport”, ai tregon “pengun” dhe arsyen e kandidimit.

Kandidimi – “Fillimisht jam shkëputur nga futbolli direkt. Mendoj që duke qenë pjesë e Komitetit Ekzekutiv, të marr pjesë për të kontribuuar për futbollin, i cili është shtëpia ime. Kam një CV si ishsportist, drejtues, trajner dhe me eksperiencën time mendoj se do të jem kontribues”.

Shkelqim Muca

Tomori – “Tomori sepse është rregulli që duhet një propozim. Do doja të më propozonte Tirana, klubi në të cilin unë jam rritur. Mirëpo, ajo e nuk ka parë të arsyeshme. Do të bëj maksimumin për të dhënë kontributin tim”.

Historia e titullit – “Nuk ka lidhje, pasi unë kam qenë trajner dhe kam bërë punën. S’ka pasur konflikt. Gjatë gjithë kohës kemi qenë ‘fair play’. U rikthye së fundmi në vëmendje nga mediat si histori pikante. Unë kam shumë miq atje, edhe trajnerin e asaj kohe, Milen dhe Kokalarin”, tha Muça.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"