Zgjedhjet në FSHF, Gjici: Të gjitha i kam fituar me meritë, ja cilën alternativë do të zgjedhim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2018 | 23:46

Zgjedhjet në FSHF, Gjici: Të gjitha i kam fituar me meritë, ja cilën alternativë do të zgjedhim

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, në një intervistë për “News 24” dhe “BalkaWeb” ka folur për çështjen me të nxehtë në ditët e fundit në futbollin shqiptar, zgjedhjet në FSHF. Gjici tregon se vota është e fshehtë dhe do të votojë alternativën më të mirë, pasi Kukësi sipas tij nuk i detyrohet askujt për atë ç’a ka fituar.

 

gjici322

 

“Kam dëgjuar dy alternative, ky që është në detyrë dhe zoti Fino. Për mua janë alternativa që do ta ndihmojnë futbollin. Gjithsesi vota është e fshehtë dhe klubi i Kukësit ka administratorë, besoj që do zgjedhim alternativën më të mirë që është në të mirë, në radhë të parë të Kukësit dhe kuksianëve. Jemi kuksianë, luajmë futboll dhe marrin Kupa, Superkupa e Kampionat. Realisht i kemi marrë të gjithë me meritë pa ndihmën e askujt.”

Gjici kërkon që presidenti i ri të ndërhyjë në ligjin e sportit, në mënyrë që ata që investojnë të kenë akses në asetet e klubit pasi bashkia nuk investon në asnjë qindarkë në asnjë nga hallkat e klubit.

“Ligji për sportin duhet të ndryshojë. Duhet të ndryshojë në aspektin e aseteve, nuk ka pse i mban më bashkia. Bashkia nuk ka mundësi të mbajë asnjë klub në Kukës. Asetet duhet t’i marrë ai që investon për futbollin.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"