Zgjedhjet në basketboll, Avni Ponari konfirmohet si president i FSHB-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2021 | 12:00

Zgjedhjet në basketboll, Avni Ponari konfirmohet si president i FSHB-së

Me 34 vota pro dhe vetëm 3 kundër, Avni Ponari ka fituar mandatin e tij të katërt në krye të Fedetarës Shqiptare të Basketbollit.

241451700_539125707352185_6657337934087019671_n (1)

Ponari garonte vetëm në këto zgjedhje, ndërsa edhe një herë pati mbështetje të gjerë nga komuniteti i sportit të koshit.

Ndonëse të gjitha shoqatat patën kohën e mjaftueshme për të paraqitur kandidaturat për president, askush nuk doli që ta sfidonte Ponarin.

241329607_2347396338726957_7241260977062699298_n (1)

Ky i fundit vijon të ketë një mbështetje të gjerë në komunitetin e basketbollit, ndërsa tashmë do të certifikojë edhe mandatin e tij të katërt si president i FSHB-së në asamblenë zgjedhore.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"