Zgjedhjet e shtangës shqiptare, etika zbardh kandidaturat e reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2020 | 15:20

Zgjedhjet e shtangës shqiptare, etika zbardh kandidaturat e reja

Federata Shqiptare e Peshëngritjes, siç dihet, më 14 nëntor dështoi në zhvillimin e asamblesë zgjedhore, teksa gjithçka u mbyll mes kaosit dhe konfrontimit fizik. Mbështetësit e Elez Gjozës nuk e lejuan zhvillimin e asamblesë, duke e konsideruar të jashtëligjshëm përjashtimin e Gjozës nga gara. Kështu, në atë asamble u vendos që më 14 dhjetor të mbahet asambleja e jashtëzakonshme zgjedhore e FSHP-së, ndërsa do të ngrihej një tjetër komision etike, që do të shqyrtonte edhe një herë kandidaturat, si të presidencës ashtu edhe të Komitetit Drejtues.
6b442e4617e8420494da34ea9d569575
Ky komision i përbërë nga kryetari Isa Bala dhe anëtarët Admir Dizdari e Elvin Shytaj, dje ka marrë edhe vendimin për ta pranuar në garë kandidatin për president Elez Gjozën. Madje, jo vetëm kaq, por garën e presidencës së FSHP-së janë pranuar edhe dy kandidatura të tjera si Everest Troka dhe Flamur Isufi, të cilët së bashku me Eglantina Çunin dhe Elez Gjozën do të formojnë katërshen e kandidatëve për kreun e shtangës. Gjithashtu, Komisioni i Etikës ka vendosur të rikthejë në garë edhe dy kandidatët e KD-së (Komiteti Drejtues) që më parë ishin përjashtuar si Asim Belinova dhe Kreshnik Leka.

Ndërkohë, për sa i përket datës së asamblesë së jashtëzakonshme zgjedhore, ajo nuk do të mbahet më 14 dhjetor ashtu sikurse ishte caktuar në asamblenë paraardhëse, por mendohet të zhvillohet në javën e fundit të dhjetorit, teksa në ditët në vijim pritet të zyrtarizohet vendi, dita dhe ora e saktë.

emrat e peshengritjes

gjoza elez

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"