Zgjedhjet e Shoqatës së Tiranës, Veliaj kallëzim penal Shulkut dhe Haçit për falsifikim dokumentash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 11:35


Zgjedhjet e Shoqatës së Tiranës, Veliaj kallëzim penal Shulkut dhe Haçit për falsifikim dokumentash

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar këtë të martë një kallëzim penal për Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulkun dhe Sekretarin e Shoqatës së Futbollit të Tiranës, Haçi.

veliaj

Një ditë më parë, Veliaj paralajmëroi se do të depozitonte kallëzimet penale duke akuzuar se “e gjithë FSHF është kthyer në një agjenci sigurimsash dhe jo si do lozin futboll’.

Bashkia ka bërë kallëzimin duke pretenduar se janë shkelur disa nene të statutit dhe ndaj rezultatet e saj ishin të paligjshme.

KALLËZIMI PENAL

 

Datë 24/01/2022

KALLZIM PENAL

 

KALLZUES:                        Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë, në cilësinë e aksionerit te Klubit të Futbollit Tirana.

 

ME OBJEKT:                      Kallëzim i veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave” dhe, “Shpërdorim detyre”, “parashikuar nga neni 186 dhe 248 i Kodit Penal.

 

KUNDËR:                            Z. Ilir Shulku, me detyre Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit.

  1. Ardian Haçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.

 

BAZA LIGJORE:                Nenet 280, 283 te K.Pr.Penale dhe neni 186, 248 i Kodit Penal.

 

DREJTUAR:                        Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane.

Drejtorisë Vendore së Policisë së Shtetit Tiranë.

 

PËR DIJENI:                       Prokurorisë së Përgjithshme.

 

 

 

I nderuar Z. Prokuror!

I nderuar Drejtor i Policisë Vendore Tirane

 

Bazuar ne nenet 280 dhe 283 të K.Pr.Penale parashtrojmë këtë kallëzim penal për veprat penale të sipërcituar, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallëzimi, provat me të cilat vërtetohen këto fakte si dhe dispozitat ligjore penale të cënuara.

 

RRETHANAT E FAKTEVE

 

Kallëzimi mbështetet në veprimet e kundraligjshme të ndërmarra nga shtetasit Ilir Shulku dhe Ardian Haçi, në procedurën e zgjedhjes së Kreut të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Në vijim Ju parashtrojmë në mënyrë përmbledhëse rrethanat e faktit e vertetuar me prova mbështetëse, konkretisht:

 

Rezulton se me datë 24.01.2022, rreth orës 15:00, ka qenë planifikuar të zhvillohej mbledhja e delegatëve për zgjedhjen e Kreut të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, ku në garë kanë qënë dy kandidatë, konkretisht z. Krenar Alimehmeti, si dhe z. Eduard Prodani, i cili është tërhequr pak pas nisjes së mbledhjes, pasi janë konstatuar një sërë shkeljesh ligjore dhe mungese absolute transparence, për shkak se nuk janë vënë në dispozicion paraprakisht lista e delegatëve me të drejtë vote.

 

Ju bëjmë me dije se Bashkia Tiranë është aksionere e Klubit të Futbollit Tirana dhe pjesë e Shoqatës Rajonale e Futbollit të Tiranës, e cila përbëhet nga 41 persona juridikë, ku secili prej anëtarëve përzgjedh delegatët përfaqësues me të drejtë vote, në zgjedhjen e kreut të ri të shoqatës.

 

Në ambientin ku ishte planifikuar të zhvillohej mbledhja kanë qënë prezent 67 anëtarë nga 41 që duhet të jenë, ku 24 anëtarë kanë qënë persona anonim (delegatë jo-legjitim) të përzgjedhur në mënyrë të kundraligjshme nga përfaqësues të FSHF-së, me qëllim ndikimin në procesin e zgjedhjes së Kreut të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, duke paracaktuar rezultatin.

 

Konstatohen shkelje të kundraligjshme në kuadër të zhvillimit të mbledhjes përkatëse, konkretisht:

  1. Në listën jo të plotë dhe të manipuluar, të vënë në dispozicion para pak kohësh, anëtarëve të shoqatës (personave juridik), me justifikimin për thirrjen e mbledhjes së delegatëve.
  2. Ka informacione qe ne mbledhjen e dates 24.01.2022 te ores 15 te Shoqates Rajonale te Futbollit Tirane, me telefon nga Sekretari i Pergjithshem i Federates Shqiptare te Futbollit Ilir Shulku eshte kerkuar e kane marre pjese ne kete mbledhje persona qe nuk kane asnje lloj lidhje me shoqaten ne kundershtim te plote me statutin e federates qe percakon qe delegatet duhet te jene punonnjes te anetareve te Shoqates Rajonale te Futbollit Tirane. Personat per te cilet ka nje informacion te tille jane:
    1. Altin Kello
    2. Ajson Lala
    3. Ervin Bukaci
    4. Aldi Masha
  3. Në moszbatimin e procedurës administrative për zhvillimin e mbledhjes së delegatëve, ku në rastin konkret nuk është zbatuar procedura standarte nga Komisioni i Verifikimit, në lidhje me identifikimin e plotë të delegatëve me të drejtë vote, si dhe lista përkatëse e delegatëve legjitim nuk i është vënë në dispozicion kandidatëve paraprakisht.
  4. Zhvillimi i mbledhjes mbi kuorumin e nevojshëm, me pjesmarrjen e 67 anëtarëve nga 41 që duhet të jenë, ku 24 anëtarët prezent kanë qënë persona anonim (delegate jo-legjitim). Në këto kushte cmojmë së janë përdorur lista fiktive votuesish, duke falsifikuar nënshkrimet e delegatëve legjitim me të drejtë vote, të cilët kanë kërkuar thirrjen e mbledhjes.
  5. Njoftimet e anëtarëve te Shoqates Rajonale te Futbollit Tiranë janë njoftuar nëpërmjet një emaili i cili nuk administrohet nga anetaret e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, por sipas informacioneve, keto emaile janë hapur nga punonjës të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe administrohet po nga ata. Duke futur në këtë mënyre apo hequr te dhena ne menyre te paautorizuar nga sistemi elektronik nen administrimin e Shoqates Rajonale te Futbollit Tirane, me pasoje pavlefshmerine e njoftimeve dhe vendimeve te kesaj shoqate.

 

Shkeljet nga personat përgjegjës janë bërë me një qëllim të vetëm, ndikimin apo paracaktimin e rezultatit të zgjedhjes së Kreut të Shoqatës së Futbollit të Tiranës, sipas interesave klienteliste të kreut aktual të FSHF-së.

 

Ndodhur para këtij fakti, kërkojmë kryerjen e një hetimi të plotë nga organi i akuzës, në lidhje me identifikimin e plotë të listës së delegatëve pjesmarrës në mbledhjen e zhvilluar me datë 24.01.2022, për zgjedhjen e Kreut të Shoqatës së Futbollit të Tiranës. Kerkojme ne menyre te menjehershme sekuestrimin gjithe dokumentacionin e hartuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe nga Shoqata Rajonale e Futbollit Tirane, si dhe te gjithe serverat e ketyre dy institucioneve me qellim sigurimin e provave per faktet penale te referuara dhe ndalimin e vijimit te shkeljeve te metejshme qe do sjellin si pasoje deformimin kriminal te vullnetit te anetareve te ketyre OJF-ve. Kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme dhe ndjekjen penale të shtetasit Ilir shulku dhe Ardian Haçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federates Shqiptare te Futbollit dhe Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, si personat pergjegjes per administimin e dokumentacioni elektronik dhe fizik te institucioneve qe perfaqesojne.

 

LIGJI I APLIKUESHËM

 

Kodi i Procedures Penale, ne nenet e tij 280 dhe 283 parashikon se:

Neni 280

Marrja dijeni për veprën penale

Prokurori dhe policia marrin dijeni për veprën penale me iniciativën e vet dhe me njoftimin e bërë nga të tjerët…..

Neni 283

Çdo person që ka marrë dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht duhet ta kallëzojë atë. Në rastet e caktuara me ligj kallëzimi është i detyrueshëm…..

 

  1. Nga ana tjetër Kodi Penal në nenin 186 parashikon se: Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me burgim nga një vit deri në shtatë vjet.
  2. Neni 186/a i Kodit Penal parshikon se:Futja, ndryshimi, fshirja apo heqja e të dhënave kompjuterike, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, pavarësisht nëse të dhënat e krijuara janë drejtpërdrejt të lexueshme apo të kuptueshme, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet.”

 

Objekti i kesaj vepre penale jane mardheniet juridike te vendosura per te siguruar veprimtarine e rregullt te administrates publike, te organizatave, firmave te mbrojtura posacerisht nga legjislacioni penal nga veprimet ose mosveprimet kriminale.

 

Nga ana objektive, vepra penale kryhet ne dy forma kryesore:

  1. a) me ane te falsifikimit te dokumentave, ndryshim identiteti, moshes etj.
  2. b) me perdorimin e dokumenteve te falsifikuara…

Referuar praktikes gjyqesore qendrimi i Kolegjit Penal te Gjykates se Larte ne lidhje me kete veper penale shprehet se: vepra penale e falsifikimit te dokumentave nuk kerkon i element te saj vetem qellimin e fitimit, por mjafton qe te pasqyrohen ne to te dhena te paverteta.

Vepra penale e falsifikimit te dokumentave kryhet ne rrethana cilsuese:

  1. a) bashkepunim
  2. b) kur kryhet me shume se nje here.
  3. c) kur falsifikimi ka sjell pasoja te renda, rastet kur falsifikimi eshte bere me shumice.

 

Subjekt i vepres penale, eshte cdo person qe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale dhe eshte i pergjegjshem, i cili falsifikon dokumentin.

 

Nga ana subjektive, vepra penale e falsifikimit te dokumentave apo perdorimit te dokumentave te falsifikuara kryhet vetem me dashje direkte, do të thotë se i pandehuri me dashje bën ndryshime të pjesshme ose falsifikon tërësisht të dhënat në dokument, ose e përdor dokumentin e falsifikuar duke e ditur që ai dokument është i tille.

 

  1. Nga ana tjetër Kodi Penal në nenin 248, parashikon se:

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

 

Që të jemi përpara rastit të konsumimit të një vepre penale, duhen analizuar këto elemente të figurës së veprës penale: objekti, ana objektive, subjekti, ana subjektive. Që të konkludohet se të një subjekt ka konsumuar veprën penale “Shperdorimi i detyres” duhet që të evidentohet pikë së pari ekzistenca e të gjithë elementëve të kësaj figure vepre penale, në veprimet e tij. Ashtu siç trajtohen në teorinë e së drejtës penale materiale, elementët e veprës penale janë katër, objekti, ana objektive, subjekti dhe ana subjektive, të cilët duhet të bashkëekzistojnë njëkohësisht në mënyrë që një person të merret në përgjegjësi penale.

 

Referuar nenit 248 te K. Penal,ligjvenesi ka parashikuar mbrojtje te posaçme per marrdheniet juridike te vendosura nga shteti me ligj apo me akte nenligjore per te siguruar veprimtarine normale te aparatit shteteror si dhe mbrojtjen e te drejtave dhe interesave te ligjeshme te shtetasve ose shtetit;cenimi i te cilave passjell pergjegjesi penale. Nga interpretimi i dispozites se  mesiperme arrijme ne perfundimin se legjislatori, marredheniet qe kane te bejne me permbushjen e rregullt zbatimin e ligjeve, si dhe per mbrojtjen e te drejtave dhe interesave te ligjshme te shtetasve, i ka cilesuar si marredhenie juridike te rendesishme, te cilat mbrohen posaçerisht nga legjislacioni penal.

 

  1. Objekt i veprës penale, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, janë mbrojtja e marrëdhënieve juridike të parashikuara me ligj ose ne aktet nenligjore per te siguruar veprimtarine normale te aparatit shteteror, si dhe mbrojtjen dhe interesat e ligjshme te shtetasve ose te shtetit, te mbrojtura posacerisht nga legjislacioni penal nga veprimet ose mosveprimet kriminale.

 

  1. Nga ana objektive, krimi i shperdorimit te detyres kryhet me veprime aktive te kundraligjshme ose moskryerjen e veprimeve qe perben mospermbushje te rregullt te detyres. Per krimin e shperdorimit te detyres eshte element i domosdoshem i anes objektive eshte konstatimi i lidhjes shkakesore te drejteperdrejte midis veprimit dhe mosveprimit te kundraligjshem, mospermbushje e rregullt e detyres dhe demtimit te interesave te ligjshme te shtetit, shtetasve dhe te personave te tjere juridik.

 

Duke ju referuar interpretimit literal te dispozites dhe praktikes gjyqesore, elementet objektive te kesaj vepre penale jane:

  1. a) Kryerja ose moskryerja e veprimeve ne kundershtim me ligjin,
  2. b) veprimet ose mosveprimet perbejne mospermbushje te rregullt te detyre,
  3. c) veprimet ose mosveprimet kryhen nga nje person qe ushtron fuknksione publike,
  4. d) veprimet ose mosveprimet i kane sjelle personit ose personave te tjere perfitime materiale ose jomateriale ose kane demtuar interesat e ligjshme te shtetit, te shtetasve dhe te personave juridike,

 

  1. Subjekt i kesaj vepre penale, mund te jete subjekt i posacem, cdo punonjes i ngarkuar me funksion publik. Referuar ligjit te sportit, sporti ne Republiken e Shqiperise eshte nje veprimtari me interes publik ne Republiken e Shqiperise dhe shteti e ka deleguar kete funksion publik tek Federatat Sportive (neni 7 dhe neni 17 i ligjit nr. 79/2017 “Per Sportin ne Republiken e Shqiperise”).

 

  1. Nga ana subjektive, vepra penale e shpërdorimit te detyrës kryhet kurdoherë me dashje te drejtpërdrejte ose te tërthortë ndaj veprimeve ose mosveprimeve dhe me pakujdesi ndaj pasojave te ardhura.

 

 

Për sa parashtruam si më sipër, vërtetohet qartësisht se me veprimet e ndërmarra nga shtetasi Ardian Haçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, janë konsumuar elementët e figurave të veprave penale të sipërcituara dhe ky shtetas duhet të ngarkohet me përgjegjësi penale. Këtij kallëzimi do i bashkëngjisim edhe provat mbështetëse te cilat do te vërtetojnë pretendimet e bazuara, ne cilësinë e palës kallëzuese.

 

Për sa me sipër, i kërkojmë Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane, regjistrimin e procedimit penal për veprën penale“Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 186, 186/a dhe 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Ilir Shulku me detyre Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare te Futbollit dhe Ardian Haçi me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.

 

 Kallzues

Erion VELIAJ

PANORAMASPORT.AL