Zgjedhjet e paregjistruara, Shulku: Gjyqtarja ka vërejtur mangësi, nuk cënohet legjitimiteti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2018 | 23:13

Zgjedhjet e paregjistruara, Shulku: Gjyqtarja ka vërejtur mangësi, nuk cënohet legjitimiteti

Sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku, në një lidhje direkte për Supersport, foli për çështjen e zgjedhjeve në FSHF, që nuk janë pranuar të regjistrohen nga Gjykata e Tiranës.

shulku

“Është një procedurë standarte, pas çdo Asambleje. FSHF çon në gjykatë të gjithë dosjen për regjistrim. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë. Gjithçka është çuar në gjykatë, dhe gjyqtarja në fjalë ka bërë kthim. Nuk është rrëzuar kërkesa, por është një procedurë normale. Ajo ka vërejtur disa mangësi në dokumentet tona. Ne do i çojmë sërish, dhe kjo gjë do mbyllet.

Gjyqtarja ka kërkuar të ketë në dispozicion nga FSHF disa vendimeve të Asambleve të mëparshme kur kanë ndryshuar numri i anëtarëve. Ka kërkuar vendimet e klubeve se kush do të jetë përfaqësues në Asamble.”

A mund të shkojmë drejt zgjedhjeve të reja?

“Absolutisht jo, nuk cënohet legjitimiteti. Presidenti dhe organet drejtuese janë zgjedhur. Gjyqtarja vetëm i ka kthyer aktet, nuk i ka rrëzuar.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"