Zgjedh Viniciusin dhe Rodrigon përpara Modriçit, Ançeloti: Brazili ngre kupën pasi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2022 | 12:38

Zgjedh Viniciusin dhe Rodrigon përpara Modriçit, Ançeloti: Brazili ngre kupën pasi…

Sigurisht që kam ndry shuar edhe unë ndër vite. Tani jam më elastik. Deri pak kokë më parë ishte shumë e vështirë që të rishikoja ndryshimin e sistemit të lojës dhe strategjisë së ndeshjes. Por sa më shumë informacion thith nga rivalët, aq më tepër i shtyre ishte që të ndryshoja edhe unë. Edhe futbollistët kanë evoluuar, duke qenë se tani mbulojnë më shumë se një rol dhe zona të fushës.

ANCELOTI 1

Janë më të gatshëm dhe nëse i kërkojnë të bësh diçka ndryshe e di se nuk do t’i vësh në vështirësi. Pak kohë më parë lexova një intervistë të Vigo Mortensen: ‘Gjëja më e mirë për një aktor është të jetë fleksibël, sepse çdo regjisor dhe çdo rol është i ndryshëm’.

Kjo frazë vlen në perfeksion edhe për futbollin. Brenda 90 minutave unë mund të zgjedh të mbroj me 3, të kaloj te 4-4-2 apo te 4-5-1. Kundërshtari dhe rrjedha e lojës nuk mund të lihen pas dore, por kërkojnë përshtatje”.

Karlo Ançeloti ka kapacitetin e jashtëzakonshëm që të rezultojë gjithmonë i denjë, për atë çfarë i rezervon fati. E konfirmoi edhe te Reali i Madridit, në aventurën e tij të dytë, por mbi të gjitha këtij Botërori i ka dhënë jo pak, por 13 lojtarë (Vinicius, Militao, Rodrigo, Çuomeni, Kamavinga, Modriç, Hazard, Kurtua, Valverde, Asensio, Karvahal e Rydiger): “Tani kanë mbetur 6 në lojë, – nënvizon Ançeloti teksa bën listën. – Tre brazilianët, Vinicius, Militao e Rodrigo, dy francezët Çuomeni e Kamavinga si dhe kroati Modriç”.

Ançeloti, na shuani një kuriozitet. Si e gjykoni trajtimin që Fernando Santos i rezervoi Ronaldos kundër Zvicrës?

Portugalinë nuk e ndoqa, por nuk kam humbur asnjë ndeshje tjetër. Pse çfarë ka ndodhur?

E nisëm mirë…

Çfarë të keqe ka. Nuk mund t’i ndjek të gjitha.

Jepi tani, sepse e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur… E hodhi në fushë kur ndeshja ishte 5-1, duke i rezervuar vetëm 20 minuta, ndërsa më parë kishte bërë 3 zëvendësime të tjera.

Eh…

Vetëm kaq kishit për të thënë?!

Çfarë t’i bësh. Në futboll gjithçka është e mundur.

Edhe të shohësh Spanjën që eliminohet në 1/8-at nga Maroku?

Këtu në Madrid ka zhgënjim të madh, pasi pritshmëritë ishin të larta, edhe pse me një skuadër shumë të re në moshë. Enrike nuk do e kalojë lehtë, do të masakrohet derisa kjo gjë të ftohet.

Nuk na duket një Botëror i madh. Jam i bindur se nga “Katar 2022” do të mbahet mend pak, ose asgjë. Jeni dakord?

Disa individualitete kanë spikatur, por vetëm njerëz që njiheshin: Mbape, Riçarlison, Vinicius, Bellingam, Alvarez, Rodrigez, Bounu, portieri i Sevijes që sezonin e kaluara bëri çmendurira.

Riçarlisonin e keni stërvitur një vit tek Evertoni. Është një kampion apo një “pipë”, siç do të thoshte Kasano?

Është një vijë e mesme (qesh)… Është një sulmues modern, i kompletuar. Jo shumë fin me këmbët, por ka zgjedhje kohe fantastike në zonë dhe është tepër i koordinuar. Gjithashtu nuk është një gjigant, por me kokë është tepër i fortë. Ndoshta jo tipiku i sulmuesit brazilian, por e vë mes më të mirëve në qarkullim. Jemi në një fazë tranzicioni, sidomos për sulmuesit. Po mbarojnë Ibrat, Ronaldot, Suarezët, Kavanët, Mesët, Benzematë, por shpejt edhe Levandovskët… Të rinjtë përfaqësohen nga Mbape, Riçarlison, Haland, Alvarez, Nunjez, ndërsa Gonçalvo Ramosin nuk e njoh.

Për Kristianon flitet për kërcimin e fundit…

“Nuk e di, ai ndoshta e ndjen veten ende 20 vjeç sepse ndihet mirë dhe nga trupi merr përgjigjet e duhura. Gjithmonë e ka kuruar veten në maksimum, por konkurrenca po bëhet e fortë, sepse kur mendon se një si Leao e nis nga stoli…

Kaq e vështirë është ta menaxhosh një si Ronaldo?

E kam stërvitur 2 vjet… Zero probleme! Përkundrazi, më ka zgjidhur Ronaldo shumë të tillë. Njëri që shënon të paktën 1 gol për ndeshje dhe kujdeset për detajet, për mua ishte mjaft e lehtë ta menaxhoja, pasi është një futbollist i jashtëzakonshëm.

E akuzojnë gjithmonë se mendon më shumë për veten dhe pak për skuadrën…

Me mua ka luajtur 100 ndeshje dhe ka shënuar mbi 100 gola, pra një lojtar që të garanton 50 gola në sezon. Pastaj, më keni thirrur të flas për Ronaldon, apo për Botërorin?!

Ronaldo është Botërori vetë… Është ende në Botëror… Nejse, rikthehemi në fillim… Është edhe falë jush dhe Realit që Brazili sivjet po shijon një Vinicius universal, vdekjeprurës në zonë….

Sot Vini është shumë më i sigurt në vetvete, më i bindur dhe skuadra e kërkon shpesh ndihmën e tij. Ai dhe Mbape kanë cilësi jashtë normales. Kush i sheh “live” e ka të vështirë ta besojë shpërthimin e tyre, shpejtësinë bazë me të cilën bëjnë edhe veprimin më banal me topin.

Po Benzema si është?

(qesh)… Kthehet të shtunën. Do ta ngremë në këmbë sërish!

Mesa po kuptojmë, favoriti juaj në Katar është Brazili apo jo?

Është skuadra më e kompletuar. Ka cilësi, freski, eksperiencë në momente delikate të ndeshjeve, të cilat mund të bëjnë diferencën. Por jam kurioz të shoh edhe Anglinë ndaj Francës. Limiti i anglezëve mbetet mentaliteti. Në këtë Botëror nuk ka pasur shumë risi, pak edhe surprizat.

“Tiki-taka” tregoi limite të turpshme për të tretin Botëror radhazi. Spanja kundër Marokut bëri 1050 pasime, por fare pak goditje…

Unë nuk kam turp që të ulem në mbrojtje dhe të pres, për të reaguar me kundërsulm, edhe nëse ke në skuadër lojtarë të kalibrit madhështor. Me njerëz si Vinicius e Mbape, nëse vjen një top në mesfushë dhe nuk e vertikalizon atë, atëherë je një rrugaç.

Pra të mbrosh dhe më pas të kundërsulmosh nuk është e shkuara?

Është aktualiteti dhe ajo që ka rëndësi në futboll është vetëm interpretimi, përshtatja, kohët e ekzekutimit. Siç ka thënë më i madh i të gjithëve ne, Murinjo: “Kam fituar shumë ndeshje në këtë mënyrë”.

Maradona apo Mesi?

Çfarë pyetje më bën?!

Sikur jemi në lokal…

Kundër Diegos kam luajtur dhe zgjedh atë meqë jam shumë i lidhur.

Juvja juaj është në një vorbull të rrezikshme dhe mund të dënohet edhe në arenën ndërkombëtare…

Nuk e di, nuk kam lexuar asgjë.

Pra, vazhdoni që zgjedhja juaj e parë të jetë një picë me nipat?

Është shoqëria që preferoj. Naiviteti i fëmijëve është një vaksinë efikase kundër helmit, tensioneve dhe pyetjeve rreth futbollit.

ETON STAMOLLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"