Zgjatje kontrate dhe rol kyç në ofensivë për ta joshur, Skënderbeu bën ofertën për të “blinduar” sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2022 | 10:09

Zgjatje kontrate dhe rol kyç në ofensivë për ta joshur, Skënderbeu bën ofertën për të “blinduar” sulmuesin

Skënderbeu nis nga sulmi. Pas largimit të Alfred Mensah drejt Izraelit, korçarët kanë vendosur të “blindojnë” Belajdi Pusin. Bardhekuqtë mendojnë që vijën e parë t’ia besojnë pikërisht 24-vjeçarit.

Mensah Pusi

Shkodrani do të jetë kështu një nga pikat kyçe të ofensivës për sezonin e ri. Deklarata e dhënë për “Panorama Sport” nga vetë lojtari, ka vënë në lëvizje presidentin. Ai qartazi e tha që mund të shihte tjetër opsion për të vijuar karrierën, ndaj edhe drejtuesit më të lartë kanë nxituar.

Ardjan Takaj ka hedhur hapin e parë për të joshur shkodranin, që të mos largohet nga Korça.

Burime pranë klubit treguan për “Panorama Sport” se ka pasur një bisedë mes presidentit dhe sulmuesit. Numri një i klubit i ka ofruar zgjatjen e kontratës dhe një pozicion kyç në majë të sulmit.

Kërkesë kjo e cila duket se është pritur pozitivisht nga ana e Pusit, por ka kërkuar edhe pak kohë për të vendosur. Ai do të vlerësojë ofertat që mund të vijnë dhe duhet thënë se interesimet nuk i kanë munguar as nga Superiorja.

Kjo është situata për momentin, por palët pritet që të takohen përgjatë javës së ardhshme për të vendosur më pas piketat e reja të bashkëpunimit.

Duke u nisur nga fakti se Pusi ka një kontratë të vlefshme deri në janar të 2023-shit, Skënderbeu nuk ka në plan që ta humbasë dhe është ky shkaku që po mundohen ta blindojë me një kontratë të re. Paraprakisht nga sa bëhet e ditur, Skënderbeu po mundohet të mbajnë në ekip një pjesë të mirë të lojtarëve të sezonit të kaluar.

Pasi kanë konfirmuar edhe Elvi Berishën për një tjetër sezon, Belajdi Pusi do të ishte për ta zgjedhje e mirë për sulmin.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"