“Zëvendësuesi i Dakut do të jetë i huaj”, Nexhipi: Rivali kryesor i yni është …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 13:00

“Zëvendësuesi i Dakut do të jetë i huaj”, Nexhipi: Rivali kryesor i yni është …

Kukësi është duke zhvilluar mini-fazën përgatitore në Antalia, ashtu si Partizani dhe Tirana. Verilindorët zhvilluan ditën e djeshme një takim miqësor ndaj skuadrës rumune, Politehnika, teksa kanë qenë të pafat, pasi nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0. Shtylla i mohoi fitoren kryesuesve të kampionatit, ndërkohë që Shkurtaj, Gavazaj dhe Musta patën disa raste të arta shënimi.

nderim nexhipi

Në lidhje me përgatitjen e Kukësit si dhe për gjendjen aktuale e merkaton, ka folur drejtori sportiv Nderim Nexhipi, i cili në një prononcim për “Top Channel”, ka zbuluar se janë në bisedime me një sulmues të huaj. Ish-mesfushori u shpreh gjithashtu se rivali kryesor i Kukësit në kampionat është Partizani, pa ia hequr meritat Bylisit dhe Tiranës.

nderim nexhipiii

“Faza përgatitore ka shkuar mirë dhe skuadra së bashku me stafin teknik kanë punuar mjaft mirë. Besoj që do të jemi gati për vijimin e kampionatit. Sa i takon merkatos mund të them se kemi pasur vetëm një largim, Dakun dhe nuk besoj të ketë të tjerë por mund të tregoj që edhe afrim do jetë vetëm një. Pikërisht një zëvendësues për Dakun, sulmues me të cilin jemi në bisedime dhe do të jetë i huaj.

Nexhipi

Këtë sezon gara do të jetë e fortë, gjithsesi unë mendoj se pavarësisht të gjithave rivali kryesor i yni mbetet Partizani duke mos i hequr meritat Tiranës dhe Bylisit për forcën e treguar”, u shpreh Nexhipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"