Zëvendësues për Ibrahimoviçin, Maldini piketon shqiptarin e Bajern Mynihut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 23:39

Zëvendësues për Ibrahimoviçin, Maldini piketon shqiptarin e Bajern Mynihut

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Leon Dajaku është afër të bëhet me skuadër të re. Ai nuk është duke gjetur minutazhin e duhur te skuadra e parë e Bajernit të Mynihut dhe shumicën e ndeshjeve luan për ekipin e dytë.
leon-dajaku-fc-bayern-munchen-ii-1569231103-25961
Sipas të përditshmes “Bild”, sulmuesi mund t’i bashkohej Union Berlinit në formë huazimi deri në fund të edicionit aktual të Bundesligës, por bisedimet kanë frenuar ndjeshëm. Shkak është bërë përfshirja e Milanit që kërkon një pykë për të zëvendësuar Ibrahimoviçin. Në çështje është përfshirë Paolo Maldini që e pëlqen shumë sulmuesin kosovar. Drejtori sportive i “Djallit” thuhet se po punon të joshë Dajakun, kontratat e të cilit me bavarezët skadon në qershor të vitit 2023.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"