Zëvendëspresidenti i Federatës do të investojë te Dinamo, gati ringritja e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2018 | 12:00

Zëvendëspresidenti i Federatës do të investojë te Dinamo, gati ringritja e klubit

Dinamo mund të ringrihet shumë shpejt dhe të marrë vendin që i takon në futbollin shqiptar. Sipas asaj që raporton “Sport Ekspres”, Lufti Nuri është gati të investojë bashkë me familjen e tij për Dinamon. Nuri është pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit.

luti

Gjithçka pritet të bëhet realitet shumë shpejt dhe Dinamo të rikthehet edhe në Superiore. Në ditët në vijim pritet të mësohet më shumë rreth detajeve të ketij lajmi. Një çështje që duhet sqaruar është se nëse investitori aktual, Besnik Sulaj do të vazhdojë të jetë në krye apo do të ketë ndryshime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"