Zëvendëson Banon tek Egnatia, trajneri i ri: Nuk na mungon asgjë për të mundur Veleçikun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2020 | 14:09

Zëvendëson Banon tek Egnatia, trajneri i ri: Nuk na mungon asgjë për të mundur Veleçikun

Egnatia fitonte në ndeshjen e fundit të luajtur para 3 muajsh me Dinamon dhe synon që ta rinisë po me fitore sot ndaj Veleçikut në transfertë. Gjatë javës stërvitore skuadra ka treguar formë të mirë sportive dhe trajneri i ri, Eduard Thartori, shpreson të debutojë me fitore.
egnatia

Drejtuesit e klubit kanë diskutuar me titullarët dhe u kanë premtuar mbështetje maksimale. Pas seancës së fundit stërvitore, trajneri Thartori për “Panorama Sport” deklaroi: “Kam marrë drejtimin e Egnatias në fillim të javës dhe sigurisht që është përgjegjësi e madhe për mua. Shpresoj ta përmbush me sukses këtë detyrë. Dua të falënderoj të gjithë ata që besuan në aftësitë e mia. I njoh mirë lojtarët dhe besoj shumë te forca e ekipit. Kemi një grup që ka të ndërthurur përvojën me cilësinë. Më vjen mirë që ana psikologjike është e mirë, lojtarët janë më të qetë. Transfertën me Veleçikun e vlerësojmë në të gjitha drejtimet. Nuk na mungon asgjë që të synojmë 3 pikët, terreni në “Reshit Rusi” të lejon të nxjerrësh në pah anët më të mira. Nga sot nis një cikël i ri për Egnatian dhe lajmi i mirë është se nuk kemi asnjë mungesë”.

THARTORI

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"