Zëvendësoi Halandin, talenti i Dortmundit shënon emrin në histori të Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 23:38

Zëvendësoi Halandin, talenti i Dortmundit shënon emrin në histori të Bundesligës

Jusufa Mukoko është futur në histori të Bundesligës, si lojtari më i ri që është aktivizuar ndonjëherë në këtë kampionat.

Moukoko.Borussia.Dortmund.esordio.2020.21.750x450 (1)

Sulmuesi ditën e djeshme festoi ditëlindjen e tij të 16-të dhe sot bëri debutimin me skuadrën e parë të Dortmundit.

Në minutën e 85’, Mukoko u aktivizua duke i marrë vendin Halandit, me këtë të fundit që në fitoren 5-2 të Dortmundit ndaj Hertës së Berlinit shënoi 4 gola.

Muko ka shënuar tashmë emrin në histori të Bundesligës, si lojtari më i ri që aktivizohet, vetëm 16 vjeç e 1 ditë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"