Zëvendëskapiteni kroat i Dinamos së Kievit: Dinamo Zagrebit i mungoi fati ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 17:47

Zëvendëskapiteni kroat i Dinamos së Kievit: Dinamo Zagrebit i mungoi fati ndaj Skënderbeut

Një nga futbollistët më me eksperiencë në radhët e Dinamos së Kievit është Domagoj Vida, mbrojtësi kroat i cili vetëm dy javë më parë dëshpëroi tifozët kosovare duke shënuar golin e fitores 1-0 të Kroacisë ndaj Kosovës. Futbollisti, i cili luan prej 4 vitesh në Ukrainë, ka qenë sot i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Europës dhe ka kujtuar fillimisht duelet e dy viteve më parë që kishte luajtur kundër Skënderbeut, miqësoret në fazën përgatitore për sezonin e ri.

domagoj vida

“Ajo ndeshje ishte dy vite më parë dhe ishte vetëm një miqësore. Nesër do të jetë një ndeshje komplet ndryshe, një atmosferë ndryshe dhe Skënderbeu nuk është rastësisht në fazën në grupe të Ligës së Europës. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por kam besim te skuadra jonë dhe do të dalim me fitore”, tha Vida.

Gazetarët i treguan se kompanitë e basteve shihnin si favorite absolute Dinamon, pro lojtari shpjegoi se këtë dominim, ekipi duhej ta tregonte në fushën e lojës. “Ky është futboll dhe të gjitha skuadrat që dalin në fushë kanë shanset e tyre. Sigurisht, ne jemi më të fortë dhe duhet të fitojmë, por duhet ta tregojmë në fushën e lojës”, vijoi ai.

748317

Duke qenë një futbollist kroat dhe për më tepër ka kaluar disa vite në radhët e Dinamos së Zagrebit, ai u pyet edhe nëse kishte komunikuar me ish-shokët e skuadrës të cilët ishin eliminuar nga Skënderbeu në fazën “play-off”.

“Kam folur pak me kolegët e mi të skuadrës së Zagrebit, ashtu si edhe me ish-shokun e skuadrës, Josef Pivariç. Mund të themi se Dinamo Zagreb nuk ishte me fat, pasi ata kishin disa raste të mira në ndeshjet ndaj Skënderbeut. Por kjo nuk duhet të na bëjë të qetësohemi, do të na duhet të bëjmë një ndeshje të mirë nesër”, tha Vida.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"