Zero gola me Juventusin, por Ronaldo është mbreti i goditjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 12:20

Zero gola me Juventusin, por Ronaldo është mbreti i goditjeve

Zero gola në 180 minutat e para zyrtare me Juventusin në kampionat, por Kristiano Ronaldon për momentin quajeni vetëm një “vrasës” të heshtur, sepse shenjat që ai është gjallë i tregojnë më së qarti statistikat. Ndoshta ka nga ata që janë zhgënjyer, sepse prisnin menjëherë golat e kampionit bardhezi, por fakt është se ai po bën thjesht nxehmjen dhe festimet do të vijnë shumë shpejt, të paktën duke u bazuar në të dhënat që jep “Gazzetta dello Sport”.

sg

Pas një studimi të bërë pas dy javëve të para që janë luajtur në Europë, është pikërisht portugezi ai që ka tentuar më shumë portën kundërshtare, me 15 goditje në total, nga të cilat tetë në kuadrat dhe shtatë jashtë tij. E shpjeguar ndryshe, 33- vjeçari është shumë aktiv, duke qenë se në çdo ndeshje tenton mesatarisht 7.5 herë portën rivale dhe mungesa e golit është thjesht çështje minutash. I vetmi që në të gjithë Europën është më pranë tij është rivali i tij te Roma, Edin Xheko me 14 tentativa (5 në kuadrat, 9 jashtë) si dhe Pavoleti e Fofana të Kaljarit e Udinezes.

Nëse shohim të dhënat në Angli, edhe pse aty luhet java e tretë, dy lojtarët më të rrezikshëm për portën rivale janë dy “pesha të rënda”, si Serxho Aguero i Mançester Sitit dhe Mohamed Salah i Liverpulit, secili me nga 16 goditje në kuadrat, por mesatarisht me diçka më shumë se pesë tentativa për ndeshje. Në Gjermani, Robert Levandovski ka luajtur vetëm një ndeshje në kampionat, ndaj Hofenhaimit, sfidë në të cilën regjistroi pesë goditje në total (kuadrat dhe jashtë saj gjithsej).

dibala ronaldo

Ndërsa në Spanjë, Lionel Mesi, rivali i munguar i Kristiano Ronaldos në La Liga sivjet, në 180 minutat e para kundër Alaveshit dhe Vajadolidit, ylli i Barcelonës ka regjistruar 9 goditje në total drejt portës, për një mesatare prej 4.5 gjuajtjes për 90 minuta. Shkurt, kush mendon se CR7 ka humbur fuqinë e tij goditëse, gabon…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"