Zërat për kthimin te Juventusi, Antonio Konte nuk mban më: Kjo është mungesë respekti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 21:10

Zërat për kthimin te Juventusi, Antonio Konte nuk mban më: Kjo është mungesë respekti

Zërat e ditëve të fundit në mediat angleze për kthimin e Antonio Kontes në pankinën e Juventusit në sezonin e ardhshëm, kanë filluar të shqetësojnë jo pak trajnerin italian të Totenhemit. Ai e ka bërë të qartë këtë mendim në konferencën e sotme për shtyp, ku ka folur para derbit ndaj Arsenalin, duke u ndalur edhe te këto thashetheme.

KONTE 1

“Mendoj se disa zëra janë mungesë respekti ndaj trajnerit aktual të Juventusit dhe ndaj meje, pasi punoj për Totenhemin. Sezoni sapo ka filluar, jam shprehur shumë herë rreth këtij argumenti.

Ka disa kontrata që janë firmosur, nuk dua të dëgjoj më të flitet për këtë histori. E përsëris që këtu ndjehem mirë, jam i lumtur te Totenhemi. Kemi gjithë sezonin për të gjetur zgjidhjen më të mirë për klubin dhe për mua”, tha Konte i cili ka kthyer përsëri skuadrën londineze në pretendente për vendet e sipërme në renditjen e kampionatit anglez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"