Zërat e merkatos, reagon Luftëtari: Jemi duke menduar për arritjen historike…

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Maj 16, 2018 | 19:36

Zërat e merkatos, reagon Luftëtari: Jemi duke menduar për arritjen historike…

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi i Luftëtarit ka hedhur poshtë zërat për largimin e mundshëm të futbollistëve të ndryshëm. Drejtohet gjirokastritë tregojnë se në klub janë duke menduar për arritjen e objektivave sezonale, dhe pjesëmarrjen historike në kupat e Europës.

Luftetari

REAGIMI I LUFTËTARIT: 

Klubi i futbollit Luftetari hedh poshte me neveri lajmet e rreme te publikuara ne portale te ndryshme lidhur me arritjen e akordit me futbolliste te ndryshem. Luftetari ben me dije se si nje klub profesionist, tashme eshte duke menduar per arritjen e objektivave sezonale, sic eshte arritja historike e pjesemarrjes ne kupat e Europes.

Per sa i perket merkatos, Luftetari deklaron se per cdo levizje do te kete njoftime per shtyp dhe per tifozet. I bejme thirrje pseudogazetareve te portaleve te mos sajojne lajme ne adrese te Luftetarit. Media eshte e respektuar prej nesh, por fabrikuesit e te tilla lajmeve nuk do te jene kurre prane skuadres sone.

E dime qe ecuria e bluzinjve ben qe te lexohet gjithcka, por lajmet e verteta do ti mesoni nga goja e zyrtareve te K.F Luftetari. 

Luftetari






0 Komente Shfaq Komente Fshih komente

Shkruaj nje koment

www.minuta90.com