Zëra merkatoje në pritje të aktivizimit, mbrojtësi i Shpresave drejt Lega Pro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2017 | 15:30

Zëra merkatoje në pritje të aktivizimit, mbrojtësi i Shpresave drejt Lega Pro

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare U-21, Leonardo Maloku, është në kërkim të një sistemimi të ri për sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të luajë rregullisht. Futbollisti i talentuar, i cili u grumbullua në disa ndeshje në Serinë A me Peskarën, pa arritur të aktivizohet në elitën e futbollit italian, shihet si një element me perspektivë nga ky klub.

leonardo maloku

Ai ka nënshkruar në fillimin e sezonit kontratën e re si profesionist dhe mendohet se do të ketë hapësira në të ardhmen. Por për momentin, me Zemanin duket e pamundur që t’i garantohet diçka e tillë. Ndaj ai do të jepet në huazim në sezonin e ardhshëm që të luajë rregullisht.

Sipas mediave italiane, për Malokun kanë ardhur oferta nga Santarkanxhelo, Ravena dhe Teramo të cilat kanë ndjekur paraqitjet e tij me ekipin e të rinjve të Peskarës dhe janë gati t’i garantojnë Malokut një vend titullari në sezonin e ardhshëm.

maloku leonardo

Ndërkaq, një dëmtim la Malokun jashtë ndeshjes së Shpresave me Francën, ku ai mendohej të ishte mes kandidatëve për një vend si titullar në rreshtimin e Bushit. Stafi shpreson që të riaftësohet në kohë për ndeshjen zyrtare kundër Estonisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"