“Zeqiri Ymeri” i sjell fat Kukësit, skuadra e Cungut mposht Lirinë e Prizrenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 16:15

“Zeqiri Ymeri” i sjell fat Kukësit, skuadra e Cungut mposht Lirinë e Prizrenit

Kukësi ka mposhtur me rezultatin 1-0 Lirinë e Prizrenit në takimin miqësor të zhvilluar në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Goli i Et’hemit në pjesën e parë, i dhuroi fitoren skuadrës së Armando Cungut në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi pas shumë kohësh.

Kukesi

Kujtojmë që skuadra verilindorët është duke kaluar një moment jo fort të mirë në kampionat, teksa në 3 ndeshjet e fundit kanë regjistruar 2 barazime dhe 1 humbje.

Zeqir Ymeri

Kukësi renditet në vendin e 5-të në 13 javë kampionat, ku ka arritur të sigurojë vetëm 21 pikë. 10 më pak se kryesuesit e Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"