Zeqiri: Të kënaqemi me barazimin, shanset për titull janë po aq sa vitin e kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2017 | 22:15

Zeqiri: Të kënaqemi me barazimin, shanset për titull janë po aq sa vitin e kaluar

Mesfushori i Kukësit, Hair Zeqiri, mendon se kampionët duhet të kënaqen me barazimin e marrë sot në transfertë ndaj Partizanit. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai tha se shanset e Kukësit për titullin kampion janë njësoj sa në sezonin e shkuar.

zeqiri

Performanca shumë e mirë individuale

“Jo vetëm unë dhe performanca ime, por gjithë ekipi, duke filluar nga Koliçi me atë pritje dhe gjithë të tjerët, bëmë një ndeshje të mirë. Duhet të na kënaqë ky barazim edhe pse mendoj që meritonim diçka më shumë.”

Loja e skuadrës

“Duhet të kemi parasysh që te ekipi jonë ka ndryshime të mëdha nga vjet. Një pjesë e madhe e lojtarëve dhe trajneri janë të rinj dhe do kohë që të përshtatemi. Unë kam qenë pjesë e Kukësit edhe më parë dhe jam disi më i ambientuar. Ne çdo gjë e përgatisim në mënyrë serioze, duke biseduar çdo gjë me trajnerin. Jemi të qetë dhe shikojmë përpara.”

Shanset për titullin kampion

“Mendoj që ka aq shanse sa kishte në fillim të sezonit vitin e kaluar. Është akoma herët për të vlerësuar, por duke parë përbërjen dhe objektivin për trofe, jemi në rrugën e duhur.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"