Zeqiri lirohet nga Kukësi, jep 9 mijë euro dëmshpërblim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2015 | 16:59

Zeqiri lirohet nga Kukësi, jep 9 mijë euro dëmshpërblim

Partizani-Kukesi 2-0, Daja perballe ZeqiritHair Zeqiri del për fundimisht lojtar i lirë. Mesfushori vlonjat mbylli dje gjithçka me klubin e Kukësit dhe tashmë është i qetë për të zgjedhur destinacionin e radhës. Lojtari konfirmoi dje për “Panorama Sport” se ka tërhequr letrat nga klubi verior. “Jam më në fund lojtar i lirë.

Dua të falënderoj tifozët e Kukësit për mbështetjen që më dhanë, i përshëndes në mënyrë speciale. Për të ardhmen kam kohë për të vendosur, do të shqyrtoj me qetësi ofertat”, deklaroi dje shkurtimisht për “Panorama Sport” mesfushori, i cili, pas përfundimit të sezonit, doli jashtë planeve të Kukësit. Mirëpo, këta të fundit, e gjobitën lojtarin. Burime të sigurta në klubin verior treguan dje për gazetën se Zeqiri ka derdhur 9 mijë euro si dëmshpërblim për të marrë kartonin. Tashmë destinacioni i radhës duket Partizani, por në lojë është futur edhe Flamurtari.

Klubi vlonjat synon të rikthejë Zeqirin, por 26- vjeçari nuk kërkon të nxitohet. Në tavolinë ai ka edhe një ofertë konkrete nga klubi zviceran Kiaso, për afro 7 mijë euro në muaj. Bisedimet janë në një fazë të rëndë- sishme, por mesfushori ka kërkuar një shumë më të madhe, çka i ka lënë gjërat pezull. Për momentin, pista më serioze duket ajo e Partizanit, teksa trajneri Sulejman Starova e ka piketuar prej kohësh si përforcim në mesfushë. Gjatë kësaj periudhe, lojtari është stërvitur individualisht, në një kohë që preokupimi kryesor ka qenë zgjidhja e mosmarrëveshjeve me klubin e Kukësit. Zeqiri luajti për një sezon me nënkampionët, por drejtuesit nuk i ofruan rinovimin.

Mesfushori çek Pas Entonio Pashajt, duket se është zgjidhur çështja e mbrojtjes. Por në klub thonë që ka vend edhe për një tjetër prurje në këtë repart, gjithsesi prioritet mbetet mesfusha, ku një çek është alternativë. Klubi ka hyrë në bisedime me një mesfushor nga Çekia, ndërsa është ngarkuar trajneri Stanislav Levi për ta kryer këtë operacion.

Drejtori i ri Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, drejtori i ri i Flamurtarit, Vangjel Laluci, tha se merkatoja është ende e hapur. “Flamurtari ka një grup shumë të mirë lojtarësh. Janë shumë profesionistë. Kemi probleme, por do të rregullohen. Merkato mbetet e hapur për ne. Deri ditën e fundit ne do të jemi vigjilentë për të përforcuar Flamurtarin”, u shpreh Laluci.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"