Zenga merr pikë në derbi, Vrioni shanse për minutazh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 15:02

Zenga merr pikë në derbi, Vrioni shanse për minutazh

Për sulmuesin më të ri të Kombëtares shqiptare, që debutoi në skuadrën e Panuçit pas vetëm dy paraqitjeve me Kombëtaren Shpresa, ka shanse që në Itali të fitojë besimin e një trajneri si Valter Zenga. Venecia e tij ka marrë pikë në derbi ndaj Hellas Verona, duke debutuar me një pikë të rëndësishme si shenjë për të kthyer atmosferën pozitive në ekip.

Vrioni Venecia

Formacioni 4-3-3 i preferuar prej tij shërbeu për të marrë pikë në derbi, por me një lojtar që ka karakteristikat e Vrionit, shqiptari mund të përfitojë.

DSC_4630

“Nisja në këtë mënyrë mund të pësojë ndryshime rrugës, duke pasur lojtarë si Vrioni. Askush nuk është i sigurt”, ka deklaruar Zenga ndër të tjera, duke lënë të kuptohet se është i gatshëm t’i japë besim edhe sulmuesit shqiptar. Më herët Zenga ka punuar edhe me Rei Manajn.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"