Ze Maria zbulon merkaton e Tiranës: Kanë firmosur Muguna e Maveje, Doka cilësi për Itali e Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2017 | 12:14

Ze Maria zbulon merkaton e Tiranës: Kanë firmosur Muguna e Maveje, Doka cilësi për Itali e Spanjë

Trajneri i Tiranës ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e të tijve vetëm në pjesën e parë, duke lënë të kuptohet që të rinjtë e testuar në të dytën nuk e kanë kaluar provën. Ze Maria konfirmon se Tirana ka nënshkruar me Mugunan dhe Maveje, të cilët presin vizën e punës, ndërsa dje është bashkuar Eder. Trajneri ka shtuar se Doka ka cilësi për të luajtur në Itali, Spanjë e Angli.

Tirana vs Liria

Miqësorja – “Ishte ndeshja e parë në këtë sezon dhe është normale që të ishim të lodhur pas disa ditësh stërvitje, për më tepër që ne kemi zhvilluar fazën atletike. Gjithsesi, dua të them se ndeshja jonë më e rëndësishme është ajo e datës 6 shtator në Superkupë. Deri në momentin që mbajtëm fizikisht, skuadra luajti mirë, më pas përdorëm lojtarët që janë në provë dhe është normale që ramë në lojë”.

Karabeci dhe Sefa

Merkatoja – “Sot (dje) erdhi Eder Paulista. Gjatë javës do të vijnë edhe 2-3 lojtarë të tjerë dhe besoj se do të jemi të plotësuar. Kanë mbërritur Ederson, Sentamu e Uellison para ndeshjes me Makabin, dy do të vijnë në mesjavë dhe presim të tretin.

Maveje Tirana

Muguna vjen nga Gor Mahia dhe Toni Maveje që është lojtar i Ugandës dhe janë duke marrë lejen e punës. Mund të them gjithashtu se kanë firmosur kontratat me Tiranën. Jemi duke modeluar një ekip siç e duam ne, me dëshirën për të fituar dhe çdo gjë tjetër që mungonin sezonin e shkuar”.

Largimet – “Më vjen keq sepse janë lojtarë shumë të mirë, por unë duhet të mendoj për ata që kam në grup. Për t’i zëvendësuar kam kërkuar futbollistë të rinj.

Ze Maria

Aktualisht kam një grup të madh lojtarësh të rinj, 19-vjeçarë dhe për të luajtur në Superligë duhet të kesh eksperiencë. Ata që do të vijnë, luajnë në kombëtaret e tyre dhe do të na japin më shumë siguri. Akua? Ka firmosur një kontratë me një skuadër tjetër dhe duhet të largohet këto ditë. Nuk e di ku ka firmosur me saktësi në Belgjikë apo Zvicër”.

Doka – “Nuk mund të them asgjë, pasi askush nuk më ka njoftuar. Shpresoj që të mos largohet nga ekipi. E patë që bën diferencën kur është mirë dhe për më tepër kap formën sportive shumë shpejt.

Albi Doka

Jam i bindur se nëse stërvitet, ai mund të luajë në kampionatet serioze, Spanjë, Angli, Itali. Duhet të rritet, por i ka këto karakteristika. Nuk është fenomen, por mund të bëhet i rëndësishëm.

Kategoria e Parë – “Jemi në Kategorinë e Parë, por sigurisht jemi edhe Tirana, ekipi për t’u mundur në këtë kategori, por do të jemi gati, sepse do të kemi mbi shpatulla një ndeshje zyrtare. Do të luajmë edhe shumë miqësore kështu gjithçka do të jetë ‘ok'”, ka përfunduar Ze Maria.

Ze Maria Tirana

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"