Ze Maria zbaton këshilla e presidentit Halili, i bën zbor Ngoosë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 10:23

Ze Maria zbaton këshilla e presidentit Halili, i bën zbor Ngoosë

Urdhri është urdhër dhe hierarkia është hierarki. Këtë e di mirë edhe Hoze Marselo Ferreira, i cili ka vënë në zbatim kërkesën e presidentit Refik Halili. Dje trajneri brazilian në mes të stërvitjes ka marrë veç sulmuesin Majkëll Ngo dhe për gati 30 minuta personalisht i ka zhvilluar stërvitje individuale.

ngoo

Me plan pune, Ze Maria ka punuar me anglezin, duke zhvilluar ushtrime me top dhe pa top. Ngo edhe pse i rënduar nga stërvitja është munduar që të mbajë ritmin e vendosur nga trajneri brazilian. Ze Maria duket se e ka kuptuar shumë mirë mesazhin e presidentit të Tiranës dhe ka nisur punën me anglezin për ta pasur gati për sfidën me Kukësin, pasi zor se do të ketë futbollist tjetër në dispozicion.

Paralajmërimi – Të dielën e shkuar presidenti i Tiranës, Refik Halili, u shpreh se Majkëll Ngo është sulmuesi, i cili do të zgjidhë çështjen e sulmit. “Bosi” i bardhebluve, gjatë prononcimit ekskluziv për “Panorama Sport”, i dha një mesazh të qartë Ze Marias, që nëse nuk gjendet lojtari i golit që kërkon braziliani, zgjidhjen duhet ta gjejë brenda ekipit. Ai është anglezi Majkëll Ngo. “Duhet të pranoj se Ze Maria në skuadër e ka zgjidhjen dhe sulmuesin që dëshiron.

tirana halili

Është Majkëlli (Ngoja). Shumë shpejt do të jetë në fushën e lojës dhe jam i bindur se Ngoja do të bëjë diferencën, kështu që dhe zgjidhja do të vijë nga brenda ekipit. Të punohet që ai të jetë gati sa më shpejt”, deklaroi presidenti i Tiranës, duke i bërë të qartë trajnerit idenë e tij për afrimet në ekip. Dhe menjëherë Ze Maria ka nisur punën me Ngonë.

Sulmi – Kaleb Ekuban është një alternativat e sulmit të Tiranës. Këtë fakt e ka konfirmuar Elton Marini, në emisionin “Rubrika Sportive” të RTSH-së, i cili pohoi se drejtuesit e Tiranës kërkuan sulmuesin e Kievos.

Ekuban

“Mund t’ju them se Tirana e kërkoi sulmuesin, por ishin ndër të parët që janë interesuar për Ekubanin”, tha Marini. Ndërkaq, nga mediat angleze, përflitet se Kaleb Ekuban mund të kalojë te Trabzonspori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"