Ze Maria: Repartet funksionojnë të gjithë, shpresoj që lojtarët të mos humbin përqendrimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 16:02

Ze Maria: Repartet funksionojnë të gjithë, shpresoj që lojtarët të mos humbin përqendrimin

Pas fitores tenistike ndaj Shkumbinit, trajneri i Tiranës, Ze Maria, u shpreh i kënaqur me ekipin, dhe deklaroi se pret që të vazhdojnë këtë formë me të cilën kanë nisur Kategorinë e Parë.

ze mar

Fitorja ishte shumë e thjeshtë përballë Shkumbinit. A ishte kjo një shëtitje në Peqin?

“Nuk ishte aspak shëtitje. Në fillim nisëm pak me ngadalë. Duhet të jemi gjithmonë 100%.”

Ndoshta lojtarët humbin përqendrimin pas fitoreve të thjeshta. Po prisni Vllazninë në kupë që të matni forcat?

“Nuk mendoj se do të humbin përqendrimin, as unë nuk e mendoj këtë. Duhet të stërvitemi të jemi gjithmonë në formë, edhe për kupën.”

13 gola të shënuar, asnjë i pësuar.

“Ekipi është në gjendje të mirë. Kemi stërvitur mirë të gjitha repartet, dhe funksionojnë. Sentamu dhe Ngoo shënojnë. Edhe Lika është në formë të mirë dhe bën pritje çdo javë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"