Ze Maria: Nuk kisha çfarë rregulloja më shumë, na mungoi vetëm përqendrimi tek goli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 16:27

Ze Maria: Nuk kisha çfarë rregulloja më shumë, na mungoi vetëm përqendrimi tek goli

Një nga objektivat e Tiranës ishte finalja e Kupës. Pse nuk e arritët dot?

Ishte një nga tre objektivat e këtij sezoni. Të parën e kemi arritur. Kishim shumë dëshirë të shënonim. Pësuam për herë të parë nga këndi. Kishim shumë dëshirë ta kthenim, por nuk ia arritëm.

ze maria

Pjesën e parë asnjë gjuajtje në kuadrat, çfarë do kishit bërë ndryshe?

Nuk besoj se mund të bëja shumë gjëra ndryshe. Kisha shumë mungesa. Pas golit, luajtëm lojën tonë klasike, në fund kishim edhe rast të shënonim. Nëse do ishim më të kujdesshëm në rastin e golit, gjërat do ishin ndryshe.

Markonit një për një, apo miks në zonë?

Gjatë gjithë sezonit kemi mbrojtur zonale. Nuk është çështje moduli, por përqendrimi. Po ta shikoni, Guri nuk kërceu fare, ishte çështje përqendrimi në atë moment.

Sa i kënaqur jeni me blerjet e janarit, Musa dhe Muguna?

Ata kanë ardhur dhe janë future direkt, për shkak të mungesave, prej grupit të cunguar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"