Ze Maria nuk është larguar ende nga Shqipëria, mesazh emocionues tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 19:14

Ze Maria nuk është larguar ende nga Shqipëria, mesazh emocionues tifozëve

Ish-trajneri i Tiranës, Hoze Marselo Ferreira, ka qenë këto ditë i pranishëm në Tiranë. Edhe pse trajneri duhet të largohej disa ditë më parë, kjo gjë nuk ka ndodhur. Shkak janë bërë punët e fundit që braziliani ka pasur me klubin Tirana.

ze maria

Pas prishjes së marrëveshjes, Tirana duhet të paguante rrogën e muajit tetor dhe ndonëse nuk është zyrtare nga ana e bardhebluve do të kishte edhe një shpërblim. Vetë presidenti Refik Halili në konferencën e lamtumirës bëri me dije një fakt të tillë, pra që kishte gjetur marrëveshjen financiare me Ze Marian, por akoma nuk është kuptuar pse ish-trajneri bardheblu po qëndron në Tiranë, ndoshta duke pritur mbylljen e marrëveshjes.

Ndërkohë ditën e sotme, Ze Maria ka postuar një foto në “Instagram” ku shruan” “Ishte një nder i vërtetë të bëhesha pjesë dhe të mbroja për një periudhë kohe këto ngjyra dhe të shihja pasionin e vërtetë të këtyre tifozëve! Faleminderit me zemër dhe forca TIRONA! Do të jem gjithmonë një tifoz i juaji”. Nuk mungojnë komentet pozitive të tifozëve të Tiranës dhe jo vetëm, të cilët e falenderojnë brazilianin për këtë dedikim dhe për kontributin e dhënë për skuadrën.

ze maria

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"