Ze Maria: Në Pogradec për fitore, shpresoj që tifozët të na mbështesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2017 | 10:17

Ze Maria: Në Pogradec për fitore, shpresoj që tifozët të na mbështesin

Ze Maria pret vazh dimësi. Loja e bukur nuk është më prioritet për të, por vetëm pikët. Në konferencën e dhënë për mediat, trajneri brazilian shfaqet i habitur me faktin që Tirana e tij ka 19 muaj pa fituar jashtë fushe, megjithatë deklaron se këto shifra do të “thyhen” sot. Konfirmon rikthimin e Dokës në 11-she, ndërsa evidenton se Binguila është lojtari që do të bëjë diferencën te bardheblutë.

Ze Maria

Luani në Pogradec, çfarë pret Ze Maria nga kjo javë?

Jemi në vigjilje të një tjetër ndeshjeje shumë të rëndësishme. E di që Pogradeci ka një skuadër që luan shumë mirë, por ne duhet të sillemi si skuadra më e madhe në Shqipëri.

Do të shohim një Tiranë ndryshe nga ajo me Ilirinë?

Ne jemi një skuadër që gjithnjë duam të fitojmë, pavarësisht rivalëve. Por jo gjithnjë do të arrijmë të shënojmë sa duhet. Kur thashë që do luajmë me “100 në orë”, i referohesha jo vetëm lojës, por edhe pikëve. Në start mua më intereson vetëm vazhdimë- sia, pasi ajo të jep besim.

Do të kemi më surpriza në 18-she, Doka do kthehet?

Po, në listë është edhe Binguila. Është lojtar me shumë cilësi, që do të na ndihmojë. Nuk di nëse do ta fus si titullar, pasi këtë do ta vendos me lojtarin. Doka është i grumbulluar, pasi është stërvitur mirë gjatë javës. Të gjithë janë sjellë mirë këtë javë (qesh).

Pas ndeshjeve me Kukësin në Superkupë, Besës në Kupë dhe Ilirinë në kampionat, çfarë note do t’i vendosnit ekipit tuaj?

Kemi pasur rivalë të ndryshëm në fakt, por në fund të tria i kemi fituar. Nuk kemi luajtur njësoj si me Kukësin, por ia dolëm me Besën që luante mirë me topin, po ashtu edhe me Ilirinë që mbrohej shumë. Por nëse marrim pikët, hap pas hapi do të vijë edhe loja e bukur.

A është Binguila zëvendësuesi ideal i Merveil dhe kush është lojtari që ta “pësojë” me përfshirjen e tij në formacion?

Ata kompletojnë njëritjetrin. Merveil është më ofensiv, ndërsa Binguila është një numër “10” klasik. Më pëlqen shumë, pasi ka vizion loje dhe teknikë. Nesër (sot) nuk e di nëse do ta fus titullar apo në vend të kujt. Por mund të them që do të marrë minuta.

Në kampionat Tirana nuk fiton jashtë fushe prej 19 javësh, a do t’i ndryshojë Ze Maria këto shifra?

19 muaj pa fitore?! Vërtet shumë! Ne do të shkojmë për fitore, por duke respektuar Pogradecin. Shifrat nuk më interesojnë gjithnjë, por pikët po.

Ngoo është gati fizikisht për të qenë titullar?

Është përmirësuar ndjeshëm. Në Pogradec do ta nisë si titullar. Të shohim sa do të rezistojë pasi nuk është në gjendjen optimale.

Kur do të shënojnë sulmuesit?

E kam thënë, mua më intereson vetëm që topi të shkojë në rrjetë. Nëse sulmuesit japin asist në fitore, do të thotë që e kanë bërë detyrën e tyre.

Tifozët do të jenë në Pogradec, a keni një mesazh për ta?

Shpresoj që të na ndihmojnë pasi kështu do ta kemi më të lehtë që t’ia dalim në këtë kampionat të vështirë. Duhet të jemi të gjithë në të njëjtin drejtim; skuadra, drejtuesit, por edhe tifozët. Problemet pastaj nuk na përkasin ne. Unë ndonjëherë as nuk i marr vesh se çfarë thonë, por ndoshta është më mirë.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"