Ze Maria ndyshon orarin e stërvitjes, “fluturon” për të parë Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 18:14

Ze Maria ndyshon orarin e stërvitjes, “fluturon” për të parë Interin

Stërvitja e pasdites së Tiranës nuk ka qenë si zakonisht aq e gjatë. Skuadra ka ndryshuar orarin e përgatitjeve dhe kjo e ka një shkak. Së pari, është stërvitur dy herë në ditë dhe shkaku i dytë… Interi.

inter zemaria

Trajneri i Tiranës është një interist i thekur dhe ndjekës i kësaj skuadre. Këtë gjë e ka bërë edhe dje. Ndryshe nga stërvitjet e tjera, ajo e pasdites së djeshme ka qenë më e shkurtër. Por, ajo që ka rënë në sy ishte largimi i shpejtë i brazilianit. Ze Maria ka vrapuar që të merrte makinën dhe të kapte orën 18:55, pasi në atë orar fillonte sfida mes Interit dhe Totenhemit.

Trajneri i Tiranës nuk është vetëm tifoz, por edhe një ish-futbollist i këtij ekipi, me të cilin ka luajtur në Serinë A, edhe pse më shumë sezone ka qenë në Peruxhia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"