Ze Maria: Muçi shfrytëzoi më së miri dëmtimin e Ngo, i kënaqur me ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2018 | 17:57

Ze Maria: Muçi shfrytëzoi më së miri dëmtimin e Ngo, i kënaqur me ekipin

Trajneri Ze Maria foli në përfundim të fitores me Apoloninë, ku u shpreh i kënaqur me performancën e ekipit, dhe veçoi golin e sulmuesit të ri Muçi, që sipas tij përfitoi më së miri për të zëvendësuar Ngoon e dëmtuar.

ze maria

Ndeshja me Apoloninë…

E vërtetë, ekipi funksionoi i gjithi shumë mirë. Kishim nevojë për të kryer një lojë të mirë.

Dy golat e parë erdhën nga krahu i djathtë, dhe e ndryshuat pozicionin e Halilit me Grecën…

Asion Daja sot zhvilloi një lojë më të mirë dhe ka filluar të dalë edhe më përpara, ndërsa treshja e sulmit është e lirë të ndryshojë pozicionin dhe çdo gjë funksionoi. Ndihem i kënaqur për Muçin që shënoi përsëri, dhe mendoj se do të ketë të ardhme përpara.

Sa do të ndihet mungesa e Ngoo?

Do të ndihem mungesa e Ngoo, pasi ai po luante mirë dhe po shënonte. Por, gjithsesi kur një lojtar mungon, është radha e një tjetri ta shfrytëzojë, dhe këtë e bëri Muçi. Javën tjetër do të kthehet Sentamu, dhe ekipi do të jetë i kompletuar.

Tirana fitoi, por pati probleme në mbrojtje…

I gjithë ekipi luajti mirë. Mbrojtja pati disa momente pasigurie, unë i them që të jenë të vëmendshëm të 90 minutat.

A ka një çështje Turtulli?

Nuk kam asgjë me Turtullin. Ai e ka pasur mundësinë e tij, ndërsa tani po luajnë të tjerët shumë mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"