Ze Maria mbetet i kënaqur: Më shijuan loja dhe rezultati, e vendos unë kush luan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 16:41

Ze Maria mbetet i kënaqur: Më shijuan loja dhe rezultati, e vendos unë kush luan

Pas fitores 2-0 ndaj Apolonisë, trajneri Ze Maria i Tiranës, u shpreh i kënaqur dhe rezultatin por dhe me lojën e bardheblue. Kryeqytetasit kanë lënë pas humbjen me Bylisin, dhe tashmë kërkojnë të shohin përpara për të vazhduar fitoret.

ze maria

“Sot jam i kënaqur me lojën dhe rezultatin. Tashmë na mbetet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Humbjen me Bylisin duhet ta lëmë pas, dhe të përqendrohemi për të fituar ndeshjet e radhës. Ishte vendimi im për të lënë jashtë Kërçikun, Dajën dhe Ngoo. Ata janë lojtarët kyç për ekipin, dhe nuk kishin asnjë problem, por e vendos unë kush luan.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"