Ze Maria kërkon perfeksion në finalizim, nis “terapia” për golin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2017 | 16:06

Ze Maria kërkon perfeksion në finalizim, nis “terapia” për golin

Ka mjaftuar paraqitja jo fort bindëse ndaj Shpresave që Ze Maria të “shkundë” lojtarët. Edhe pse Tirana fitoi ndaj 19- vjeçarëve kuqezi, trajneri ka vërejtur që skuadra vuan në finalizim. E, në kësi kushtesh, seanca e djeshme është fokusuar e gjitha te perfeksionimi i goditjeve në portë.

Tirana

Skuadra ka kryer një stërvitje pa shumë ngarkesë, por që është përqendruar pikërisht te manovrat sulmuese, goditjet standarde dhe, mbi të gjitha, te përmirësimi i “shënjestrës”. Për minuta me radhë lojtarët janë vënë në provë, ndërsa radhazi duhet të gjenin portën.

Edhe pse janë në vendin e parë dhe, mbi të gjitha, është një bilanc prej 7 golash të shënuar, 0 të pësuar, trajneri nuk ka të kënaqur. Braziliani pret që minimalisht dy fazat e para të mbyllet me pikët e plota dhe jo vetëm kaq, por do fitore bindëse, pasi mendon që në renditje mund t’i duhet edhe golavarazhi.

Këtë gjë në fakt e ka deklaruar edhe për mediat, pas ndeshjes që u luajt me Naftëtarin në shtëpi, ndërsa hapur tha se pret më shumë efikasitet para porte. Një gjë të tillë ua ka bërë të qartë edhe lojtarëve në stërvitje. Më shumë është përqendruar te sulmuesi Ngoo e Sentamu, megjithatë pas nuk ka mbetur edhe pjesa tjetër e grupit.

Te Tirana golat janë të shpërndarë në të gjitha repartet, ndërsa rrejtën e kanë gjetur edhe Hoxhallari, Karabeci apo Maveje, ndaj të njëjtën gjë kërkon edhe në vazhdim. Pas pauzës, pjesa e mbetur e këtij muaji u rezervon bardhebluve një kalendar të ngjeshur, mes Kupës dhe kampionatit.

Gjithçka nis me transfertën me Shkumbinin, kalon te ndeshja e vitit me Vllazninë (për turin e dytë) dhe përfundon te Tomori. Takime që janë të gjitha për t’u fituar.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"