Ze Maria: Karabecit ia kam bërë të qartë, luan kush është në formë. Ekipi im stresohet sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 20:58

Ze Maria: Karabecit ia kam bërë të qartë, luan kush është në formë. Ekipi im stresohet sepse…

Trajneri i Tiranës, pas fitores me Luftëtarin deklaroi në intervistën për Supersport:

ze maria

E kishit menduar një fitore të tillë me një lojtar më pak?

Kisha menduar fitoren, sot e rëndësishme ishte të fitonim ndeshjen, pak rëndësi ka rezultati.

Pamë sërish debutues sot tek Tirana…

Imamin e kisha parë në miqësore, dhe kur thashë se pas ndeshjes së tretë do shihni një Tiranë tjetër, për këtë skuadër me dëshirë e kisha fjalën. Tani duhet të punojmë për ndeshjen me Kukësin.

Stres i madh te ekipi, a mendoni se ka ikur pas kësaj fitoreje?

Hoxhallari është një lojtar i rëndësishëm për ne. Skuadra është futur në stres pas golit të shënuar, përpara publikut. Jemi rikthyer të luajmë pas golit të pësuar. I kam thënë skuadrës të luajmë të qetë edhe kur shënojmë, dhe të mos ekzaltoemi.

Sa e vështirë ishte t’i thonit kapitenit se do ishte në stol?

Kapiteni është një lojtar serioz dhe profesionist. Kam komunikuar me të, dhe i kam treguar se në futboll duhen bërë disa zgjedhje. Ai do të ketë hapësirat e tij, dhe në këtë moment thjesht u zgjodhën disa të tjerë.

Me rikthimin e Ngos, do ndryshojë faza e sulmit te Tirana?

Majkëll është një zgjidhje që e kemi në skuadër. Ai është një lojtar i mirë, dhe bëri mirë sot në sulm. Gjithsesi, në fushë do të jenë ata që janë më në formë. Ngo do të jetë një alternativë më shumë cilësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"