Ze Maria ka dilema para Vllaznisë, disa formacione në “tavë” për sfidën e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2017 | 18:31

Ze Maria ka dilema para Vllaznisë, disa formacione në “tavë” për sfidën e Kupës

Përballjet në Kate gorinë e Parë janë shpesh “të huaja” për Tiranën, e cila, me disa prej rivaleve në këtë kampionat, nuk kishte asnjë ballafaqim deri më tani. Mirëpo, e radhës në Kupën e Shqipërisë është një sfidë që i rikthen bardheblutë në “identitet”. Për këtë ndeshje, trajneri Ze Maria nuk ka bërë me dije ende formacionin dhe momentalisht ka lënë të kuptohet se ka disa dilema.

tirana

Balotazhet – Ndaj Vllaznisë, trajneri pritet që të bëjë përzgjedhjen më të mirë të futbollistëve që janë në formë. Kjo bën edhe që në disa role, trajneri të jetë i dyzuar mes lojtarëve që kanë qenë titullarë të padiskutueshëm, apo të hedhë në fushë individë që janë në formë për momentin. Një i tillë është Sentamu. Paraqitjet e fundit i japin “të drejtë” Halilit që të jetë në fushë, por besimi që trajneri ka te Sentamu e bën këtë të fundit më të avantazhuar.

Kjo bën që në rolin e mesfushorit të majtë të jetë ky balotazh, po aq sa edhe në majë të sulmit, ku forma e mirë e Grecës vë në dyshim pjesë- marrjen në formacion të Ngoo. Mirëpo, nëse trajneri do të vendosë për të dy, Sentamun dhe Halilin si titullarë, atëherë ky i fundit vendoset në të djathtë dhe balotazhi spostohet mes Dokës dhe Kërçikut. Kjo zgjedhje sakrifikon këtë të fundit dhe bën që Doka të rikthehet në rolin e mbrojtësit të djathtë.

sentamu

SKEMA – Ajo që i shton edhe më shumë dyshimet për 11-shen që do të sfidojë Vllazninë në Kupë, është moduli i lojës. Trajneri nuk ka zbardhur ende nëse do të rikthejë skemën 4-5-1, pra me tre mesfushorët Maveje, Karabeci e Daja, apo do të luajë me 4- 2-3-1 që në këtë rast sakrifikon një lojtar në formë si Daja. Porta me Likën dhe treshja e mbrojtjes Hoxhallari, Uellison e Turtulli duken të sigurt.

Shiriti – Përzgjedhja e trajnerit për Sentamun ka qenë habi për të gjithë. Vendimi i trajnerit është mësuar pak para fillimit të ndeshjes, kur është plotësuar protokolli zyrtar. Pavarësisht se në dhoma të gjithë kanë mbetur të shtangur dhe nuk kanë reaguar, pakënaqësia e atyre që e njohin klubin prej vitesh dhe që e mbajnë veshur fanellën më shumë sesa që nga nisja e këtij sezoni, ka qenë e madhe.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"