Ze Maria: Ishte ndeshja më e dobët e Tiranës, unë do e eliminoja ekipin tim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2017 | 15:46

Ze Maria: Ishte ndeshja më e dobët e Tiranës, unë do e eliminoja ekipin tim

Trajneri Ze Maria pas ndeshjes e ka pranuar që luajtën keq në ndeshjen e sotme dhe ka thënë se duhet të punojnë më shumë por e rëndësishme është që u kualifikuan. Gjithashtu trajneri pohoi se ekipi i tij luajti shume keq ndeshjen e sotme

ze maria

“Ne morëm atë që deshëm në Shkodër, pavarësisht se luajtëm keq, siç e theksova që në fillim. Kemi një muaj kohë dhe duhet të fokusohemi dhe të punojmë më mirë. Objektivi ynë është Kupa e Shqipërisë, përderisa jemi kualifikuar. Ishte ndeshja më e keqe që kemi zhvilluar dhe unë i pari do ta eliminoja skuadrën time sot për mënyrën si luajti. Kemi një periudhë pushimi në Kupë dhe duhet të shohim se çfarë duhet të bëjmë” deklaroi trajneri i Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"