Ze Maria: Isha shumë nervoz sot, me Halilin do shohim nëse do ndërtojmë Tiranën e madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 19:05

Ze Maria: Isha shumë nervoz sot, me Halilin do shohim nëse do ndërtojmë Tiranën e madhe

Trajneri Ze Maria, pas fitores me Kastriotin, deklaroi se ishte nervoz gjatë ndeshjes pasi kishte dyshime për disa lojtarë, ndërsa për çështjen e rinovimit, deklaroi se do të ulet me presidentin për të folur më gjatë.

ze maria

Trajneri shumë nervoz sot…

Isha shumë nervoz sepse kisha dyshime për disa lojtarë, pasi nuk bëmë një lojë të mirë në pjesën e parë.

Do vendoset sot rinovimi me Tiranën?

Do të ulem për të folur me presidentin, dhe nuk mendoj se do kemi shumë probleme. Do të shohim nëse do biem dakord për të ndërtuar një Tiranë të madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"