Ze Maria i la të birin 45 minuta në nxehmje, Halili largohet nga tribuna

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 12:23

Ze Maria i la të birin 45 minuta në nxehmje, Halili largohet nga tribuna

Në tribunën VIP gjatë miqësores Tirana-Dinamo ishte presidenti Halili me Merveil pranë tij. Gjatë pjesës së dytë, numri një i bardhebluve është larguar nga tribuna. Nga ana tjetër, sulmuesi Grent Halili, i cili nisi si titullar miqësoren e parë kundër Lirisë së Prizrenit dhe bëri një paraqitje tepër pozitive, ka dalë në nxehmje që në nisje të pjesës së dytë, por është ulur vetëm pas minutës së parë të shtesës kur trajneri vendosi të mos kishte më zëvendësime.

tirana dinamo

Ndonëse në 4 minutat e fundit Cake doli i dëmtuar, Ze Maria vendosi ta mbyllte takimin me vetëm 3 ndërrime. Trajneri, që në fund të fraksionit të pjesës së parë, ka kthyer shikimin me shqetësim disa herë nga tribuna dhe qartësisht jo për të parë familjen e tij. I pyetur në fund të ndeshjes për këtë, ai është shprehur: “Po, kam një çështje mes… meje dhe meje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"