Ze Maria “harron” rinovimin: Stërvituni fort për finalen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 13:54

Ze Maria “harron” rinovimin: Stërvituni fort për finalen

Ze Maria harron zhurmën dhe kthehet në fushë. Pas 48 orëve pushim, ka ardhur edhe qetësia. Të shumtë mund të ishin ata që dyshonin se ndoshta trajneri do të merrte direkt “valixhet” dhe do të ikte, por jo. Braziliani rinisi zyrtarisht nga puna, duke hedhur në një lloj forme pas krahëve tensionin që shkaktoi tërbimi i tij në ditën kur ekipi u ngjit në elitë. Seanca e parë stërvitore nisi me një mini-analizë dhe kjo pritej.

ze maria

Nga ajo që mësohet, trajneri nuk është se ka folur për atë që ngjau të shtunën, por u ndal më shumë te kampionati. “Stërvituni fort si gjithmonë, të mbyllim kampionatin dhe të fitojmë finalen me Kastriotin”, ka qenë kjo kërkesa e trajnerit karshi lojtarëve. Situata vazhdon të jetë e nderë dhe ende nuk mund të thuhet me siguri se pse u rebelua në atë formë braziliani. Shkaqet sigurisht janë të shumta, megjithatë duhet thënë që situata u agravua pas anulimit të grumbullimit. Trajneri nuk mundi ta konceptonte dot që ekipin nuk e kishte nën kontroll një ditë para ndeshjes me Pogradecin.

Dhe sigurisht që tensioni u dallua edhe në lojë, ndërsa u shfaq më shumë se kërkues ndaj futbollistëve, madje kishte rezerva për paraqitjen, edhe pse Tirana fitoi. Megjithatë pas gjithçkaje që ka ndodhur, Ze Maria ka kohë 1 muaj në dispozicion për t’i dhënë drejtim. Trajneri e ka në plan që ta mbyllë këtë sezon, duke respektuar kontratën, më pas do të flitet për rinovim. Me 99.9 për qind të mundësive, ai nuk do qëndrojë, pasi “hendeku” lidhet me pretendimet financiare. Por nëse ndonjë nga palët do të bëjë një hap pas, nuk është habi që të vijë edhe firma.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"