Ze Maria: Ekipi kishte frikë për ta fituar ndeshjen në Korçë, nuk e kuptova pse u tërhoqën në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 21:00

Ze Maria: Ekipi kishte frikë për ta fituar ndeshjen në Korçë, nuk e kuptova pse u tërhoqën në mbrojtje

Trajneri i Tiranës, Ze Maria, në intervistën për Supersport pas ndeshjes deklaroi:

ze maria

Barazimi mund të ishte rezultat i pranueshëm para ndeshjes, por ashtu si shkuan gjërat, mund të jetë një rezultat jo i mirë?

Jo para, dhe as pas ndeshjes, nuk jam kurrë për barazim në natyrën time. Sot kishim frikë për ta fituar ndeshjen.

Çfarë bëri Tirana për ta mbyllur ndeshjen, për të marrë fitoren?

Filozofia ime është të sulmojmë dhe të luajmë përpara. Por, ekipi u tërhoq, dhe më duhet të bisedoj me ta për këtë gjë.

Kur nuk fituat sot,h po në derbi si do ia bëni? Pse nuk ju dëgjojnë lojtarët?

Derbi është ndeshja më e lehtë për t’u luajtur, sepse lojtarët të gjithë duan të luajnë. Do flas me ta, se pse duhej të tërhiqeshin mbrapa. Do marr edhe vendimet e mia për këtë

Zgjedhje taktike të luanit me topa të gjatë nga porta…

Nuk mund të pranoj të luajmë me topa të gjatë, nga portieri te repartet e tjera. Në pjesën e parë, shënuam një gol, dhe më pas krijuam dy apo tre raste të tjera për të shënuar. Nuk ka të bëjë me taktikën, por patëm frikë të provonim sërish. Nuk e kuptova, pse ndodhi kështu. Më duhet të bisedoj me ta.

Jeni i bindur se cili është formacioni më i mirë për skuadrën?

Patjetër që i kam provuar të gjithë futbollistët, dhe jam i gatshëm që edhe ndeshjen  tjetër, të kem po të njëjtin formacion në fushë. Pjesa tjetër e skuadrës duhet të presë.

Trajneri tha se do flasë me ekipin. A ka një ide pse ekipi tërhiqet?

Mentaliteti i vjetër, i referohem kohës para se të merrja Tiranën. E shikoja portierin Lika që luante me topa të gjatë, flas për këtë periudhë para se të vija unë.

E penalizoi arbitri skuadrën sot?

Rasti i topit me dorë, apo edhe ndalimi i lojtarit tonë në zonë ishte një karton i kuq. Në çdo kampionat ku kam luajtur këto janë raste të pastra. Por, nuk mund të flas më për arbitrin, pasi ndeshja tashmë ka përfunduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"