Ze Maria e vendos, ja si do të luajë ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 14:58

Ze Maria e vendos, ja si do të luajë ndaj Teutës

Tani nuk ka më asnjë dyshim. Braziliani i Tiranës, Ze Maria, ka vendosur që të eksperimentojë dhe rrezikojë në sfidën me Teutën. Skuadra do të luajë me dy sulmues të deklaruar si asnjëherë tjetër “në erën Ze Maria” te Tirana. Eksperimenti është aq i madh, por edhe i rrezikshëm, ndonëse kuptohet që qëllimi i lëvizjeve është fitorja. Trajneri i Tiranës po rrezikon me formacionin për të fituar lojën me Teutën, e cila është vendimtare për bardheblutë e Ze Marias.

ze maria

Në portë është gati Ilion Lika, por ndoshta për të mos rrezikuar, Ze Maria do të aktivizojë Abibin, ashtu siç bëri takimin e parë me Kamzën. Mbrojtja është reparti i vetëm, i cili nuk ndryshon me Dokën, Turtullin, Atingën e Hoxhallarin të rreshtuar në vijë të drejtë. Revolucioni më i madh është bërë në mesfushë, ku është ulur në stol Daja e në vend të tij Hasani, i cili do të luajë djathtas.

Majtas do të jetë Karabeci, ndërsa para mbrojtjes do të luajë Maveje. Kobina lë krahun e djathtë, duke dalë pas sulmuesve. Dejan Blazhevski zë vendin e Grecës, e nuk luan majtas, por në sulm së bashku me Junus Sentamunë. Formacioni lëviz mes “4-1-3-2”-it dhe “4-4-2”-it me mesfushë në formë rombi.

ze maria

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"