Ze Maria: Asnjë rrezik për vendin e parë, po Bylisi pse nuk luan?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 13:15

Ze Maria: Asnjë rrezik për vendin e parë, po Bylisi pse nuk luan?!

Ze Marian nuk e zë paniku. Ai është i bindur se misioni final nuk do të diskutohet përtej këtij barazimi. Braziliani ndihet i qetë nga diferenca e pikëve pas javës së 16- të, por nuk ngurron që të sulmojë kundërshtarin.

bylis

Në intervistën e dhënë fill pas ndeshjes për gazetaren e TVSH-së, Pejana Elezi, numri një i stolit të bardhebluve hodhi akuza për ndeshjen e prapambetur të ballshiotëve.

ze maria

Hoze Marselo Ferreira është më shumë se i habitur që ky takim vetëm shtyhet, në një kohë që Tiranës iu desh të luante edhe të mërkurën. Në fund nuk ngurron që të zbardhë edhe bisedën që zhvilloi me “Tirona Fanatcis” në momentin që u ndërpre loja.

Vetëm barazim në Ballsh, a shërben kjo pikë?

Është po e njëjta situatë. Bëmë një ndeshje të mirë, por u ndëshkuam nga një penallti 4 minuta nga fundi. Nuk ndodh asgjë as pas këtij barazimi, situata nuk ndryshon. Jemi në krye dhe me po të njëjtën diferencë pikësh me këtë kundërshtar. Tashmë duhet vetëm që të shohim përpara.

Pati shumë tension, pse ndodhi kjo?

Po, sepse luanim me vendin e dytë dhe në një fushë shumë të vështirë. Ne luajtëm të mërkurën dhe sot (dje), ndërsa Bylisi ende jo. Kanë një ndeshje të prapambetur dhe nuk arrij ta kuptoj se përse ka dy muaj që shtyhet. Ata janë duke gjetur justifikime nga më të ndryshmet, megjithatë ndoshta duhet të mësohem unë me futbollin shqiptar, pasi i tillë qenka.

A është vënë në rrezik objektivi final me këtë ndalesë ndaj një kundërshtari direkt?

Jo, nuk është në rrezik aspak. Do ta fitojmë këtë Ligë, kemi një ekip të mirë dhe me lojtarë seriozë dhe do luftojmë ndaj shumë “gjërave”. Por do ia dalim, pasi jemi shumë herë më të fortë dhe këtë ua garantoj. Synimin tonë final do ta arrijmë.

Ua thashë që ata janë shumë të rëndësishëm për ne. Jemi një ekip që kemi shumë nevojë për ta. Jemi në këtë situatë dhe duam mbështetje, për lojtarët, prania dhe përkrahja e tyre, do të ishte një motivim më shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"