“Zbutet” Vllaznia: Ja si do ta zgjidhim me Bylisin çështjen e Qardakut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 16:28

“Zbutet” Vllaznia: Ja si do ta zgjidhim me Bylisin çështjen e Qardakut

Vllaznia refuzon të ketë paditur në FSHF-ë Bylisin për çështjen e kompensimit prej 120 milion lekësh të klubit shkodran për formimin dhe trajnimin prej 4 vitesh të ish-futbollistit kuqeblu, tashmë pjesë e ballshiotëvë Eridon Qardaku.

qardaku bylis

Pas lajmit te “Panorama Sport sot”, reagon klubi shkodran duke “dribluar” padinë që ka ngritur në FSHF. Mesa duket, klubet do të gjejnë një marrëveshje për shumën.

Qardaku ishte pjesë e Vllaznisë deri në vitin 2019 kur vendosi të transferohej te Bylisi me parametër zero. Ai u aktivizua me 19-vjeçarët kuqeblu.

Njoftimi i Vllaznisë:

Ditën e sotme në median e shkruar është botuar një lajm sipas të cilit Klubi Vllaznia ka paditur dhe hedhur në gjyq Klubin e Bylisit, pikërisht për shkak të çështjes së futbollistit Eridon Qardaku.

KF Vllaznia sqaron mediat dhe të gjithë opinionin publik se nuk ka bërë asnjë padi ndaj këtij klubi për këtë çështje dhe nuk ka asnjë gjyq të hapur me të. Mbase mund të jenë klube të tjera që kanë ndërmarrë veprime të tilla, por ne jo.

Sa i takon pagesës të tarifës së kompesimit për lojtarin në fjalë, Vllaznia dhe Bylis do të merren vesh me njëri- tjetrin në ditët në vijim pa patur nevojë për padi apo gjyqe, por thjesht duke zbatuar rregulloret e FSHF-së, UEFA-s e FIFA-s për çështje të tilla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"