Zbulon sekretin potencial të suksesit të tij, njihuni me menunë e Xhek Grilish pas çdo ndeshjeje…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 17:36

Zbulon sekretin potencial të suksesit të tij, njihuni me menunë e Xhek Grilish pas çdo ndeshjeje…

Ylli i Mançester Sitit dhe Anglisë, Xhek Grilish, ka zbuluar një rutinë që bën pas çdo ndeshjeje që luan, ndërsa i feston ato duke konsumuar ushqim kinez.0_GettyImages-1247083444

Futbollisti i dytë më i shtrenjtë britanik, i cili është duke kaluar një formë të mirë si për klubin ashtu edhe për kombëtaren, tregon sekretin potencial të suksesit të tij që vjen nga një burim i çuditshëm: “Më pëlqen ushqimi kinez dhe porosis pas çdo ndeshjeje. Shkoj te ‘Wing’s’ në Mançester”.

Një pohim i tillë nuk është se pritet t’i pëlqej shumë nutricionistëve të klubit dhe kombëtares, ndërsa mbetet të shihet reagimi i trajnerit Pep Guardiola për sulmuesin të cilit nuk i pëlqen dieta rigoroze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"