Zbuloi se vuante nga sëmundje e rëndë, futbollisti shqiptar jep lajmin e gëzueshëm: Jam mirë, rikthehem në fushë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2020 | 19:26

Zbuloi se vuante nga sëmundje e rëndë, futbollisti shqiptar jep lajmin e gëzueshëm: Jam mirë, rikthehem në fushë…

Futbollisti i Trepçës Arben Beqiri, i cili tërhoqi vëmendjen e publikut shqiptar pasi deklaroi se vuan nga kanceri në stomak, rrëfen se po rikuperohet fizikisht si dhe mendon t’i rikthehet futbollit në muajin prill.

arben beqiri

Për “Gazetën Olle”, portieri tregon se që kur rrëfeu për publikun se vuan nga kanceri në stomak përpara dy muajsh, po merr mbështetje të vazhdueshme nga të gjithë kolegët dhe tifozët. Ai theksoi se nëse faza e rehabilitimit fizik shkon sipas parashkimeve, ai do të zbresë në fushë në muajin prill.

“Rehabilitimi nga sëmundja – Për momentin gjendja ime është e mirë dhe e stabilizuar. Faza e rehabilitimit po shkon sipas planit. Këtë kreva disa analiza dhe doktorët më thanë se kam përmirësime të kënaqshme. Pas publikimit të lajmit, kam marrë shumë thirrje dhe mesazhe. Kjo më ka ndihmuar moralisht dhe ndihem jashtëzakonisht mirë.

Arben-Beqiri-4-780x439

Zbritja në fushë – Nuk e di se kur do të kthehem, por në ciklin e gjashtë të fazës rehabilituese do të kryejë disa analiza. Nëse rezultatet dalin të kënaqshme, atëherë nga muaji prill do të fillojë ngadalë të stërvitem. Futbolli më mungon shumë, pasi isha çdo ditë i angazhuar dhe kur vjen një moment që të ndalosh të bësh atë që do, vërtetë është e vështirë”, përfundoi portieri i Trepçës ’89 Arben Beqiri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"