Zbuloi detajet e kontratës së Mbape, PSG mohon lajmin e “Le Parisien”! Ja masat që mund të merren ndaj gazetës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2022 | 18:47

Zbuloi detajet e kontratës së Mbape, PSG mohon lajmin e “Le Parisien”! Ja masat që mund të merren ndaj gazetës

PSG ka reaguar pas lajmit të publikuar nga gazeta “Le Parisien” mbi kontratën e Kilian Mbape. Media spanjolle AS raporton se klubi ka mohuar informacionet për kontratën e francezit.

GettyImages-1243754441-1200x675

Ndër të tjera, PSG e ka cilësuar artikullin të dyshimtë pasi është publikuar pak orë para një ndeshjeje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.

“Le Parisien” pohoi se Kilian Mbape mund të mblidhte 630 milionë nëse do të vazhdonte edhe për tre vjet në Paris, përveç që merrte 180 milionë euro për bonusin e nënshkrimit dhe do të kishte një bonus besnikërie që do të rritej me kalimin e viteve (70 në 2023, 80 në 2024 dhe 90 nëse vazhdon deri në vitin 2025).

Sipas gazetarit prestigjioz, Fabrizio Romano, PSG nuk e përjashton marrjen e masave ligjore ndaj gazetës pariziene.

LEXO EDHE: Rekord i ri fitimesh në vitin 2023/ Zbulohen detajet e kontratës faraonike të Kilian Mbapesë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"