Zbulohet skandali, presidenti i UEFA-s ndryshoi rregulloren për të shpëtuar Fenerbahçen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 15:07

Zbulohet skandali, presidenti i UEFA-s ndryshoi rregulloren për të shpëtuar Fenerbahçen

FIFA mund të goditet përsëri nga skandalet, pas zbulimit që ka bërë gazeta franceze “Le Monde”. I akuzuar për skandalin e ri është presidenti Xhani Infantino, i cili akuzohet se në vitin 2011 ka bërë ndryshim të qëllimshëm të rregullores të Federatës Turke të Futbollit, për të shpëtuar Fenerbahçen.

infantino

Fenerbahçe fitoi titullin atë vit, por më vonë iu zbuluan disa ndeshje të trukuara. Sipas rregullores klubi duhet të rrëzohej nga kategoria dhe të merrte një dënim prej 12 pikësh, por me ndryshimin e rregullores Fenerbahçe mori vetëm dënimin me dy vite pezullim nga kompeticionet evropiane.

fenerbahce

Infantiono, i cili në atë kohë ishte sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, lejoi që ky ndryshim të ndodhte duke favorizuar haptazi Fenerbahçen. Ky zbulim ka dalë në dritë kohët e fundit, pasi klubi i Trabzonsporit ka kërkuar titullin e vitit 2011 në rrugë ligjore, pasi u shkel hapur rregullorja dhe Fenerbahçe nuk mori dënimin që meritonte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"