Zbulohet skandali/ Kompania që dënoi Skënderbeun, bashkëpunonte me mafian italiane…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 21:00

Zbulohet skandali/ Kompania që dënoi Skënderbeun, bashkëpunonte me mafian italiane…

Kompania e njohur zviceriane “Sportradar”, e cila punon për llogari të UEFA-s dhe të FIFA-s, është përfshirë në një skandal të rëndë.

Sportradar

Kjo kompani ka ndërtuar sistemin BFDS, që solli dhe dënimin e Skënderbeut. Në Itali mediat publikojnë një lajm, ku një i penduar i mafias italiane ka treguar se si bashkëpunonte me këtë kompani dhe ka bërë disa pagesa në të zezë.

Sipas medias italiane “Businesss Insider”, pas hetimeve qe janë bërë janë arrestuar 60 persona vitin e shkuar nga mafia siçiliane dhe Sacra Corona Unita, të cilët kishin ndarë mes tyre tregun e basteve ilegale në Itali për dy vjet, duke përdorur disa shoqëri të cilat vepronin në vende si Rumania, Shqipëria apo edhe Malta.

Fabio Lanzafame, një i arrestuar nga ky grup, ka pohuar dhe ka shpjeguar se si nëpërmjet faqeve fiktive të krijuara, punohej paralelisht me faqet e njohura ndërkombëtare, falë informacioneve që vinte rregullisht nga filiali i “Sportradar”, i cili quhet “Betradar”.

dgdgdg

Në artikullin e publikuar nga “Business Insider” shkruhet se si disa prej drejtuese të “Sportradar”, kishin rënë dakord që kompanive të jashtëligjshme t’u jepeshin kuotat e ndeshjeve para atyre të regjistruara.

Pasi ky skandal doli në dritë kompania Zviceriane “Sport Radar” ka reaguar dhe ka hedhur poshtë çdo akluzë, duke thënë se nuk është një shkrim gazetaresk korrekt.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"