Zbulohet skandali i Lojërave Olimpike “Rio 2016”, 11 ndeshje boksi nën hetim për fiksim rezultati. Një prej tyre për medalje ari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2021 | 16:34

Zbulohet skandali i Lojërave Olimpike “Rio 2016”, 11 ndeshje boksi nën hetim për fiksim rezultati. Një prej tyre për medalje ari

Një skandal i vërtetë ka plasur në Britaninë e Madhe, ku dyshohet për 11 ndeshje boksi të manipuluara në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

medalje

Hetuesit kanë nisur të grumbullojnë fakte mbi këtë çështje ku dyshohet se shifra me 6 numra kanë ndryshuar fatet e shumë ndeshjeve në Olimpiade. Gjithsej janë 11 ndeshje nën hetim, njëra prej të cilave ajo midis boksieri britanike Xhoi Xhojs dhe atij francez Toni Joka.

Dueli përfundoi mes polemikash me fitoren e këtij të fundit, i cili fitoi medalje ari, ndërsa britaniku nuk shkoi më shumë se medalja e argjendtë. Sipas mediave angleze, kjo histori trukimesh ka nisur në Lojërat Olimpike që u mbajtën në Angli në vitin 2012 për të pasur më pas me fiksime ndeshjesh katër vite më vonë në Rio.

boks

Në qoftë se këto akuza do të vërtetoheshin, do të ishte një skandal i vërtetë për sportin pasi në Olimpiadë sportistët marrin pjesë nën simbolet e një shteti çka do të ishte e turpshme për një komb.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"