Zbulohet shifra, Maldini ofertë për vëllain e Lautaro Martinezit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 0:54

Zbulohet shifra, Maldini ofertë për vëllain e Lautaro Martinezit

Sipas Hulian Maxara, gazetar argjentinas i “Deportivo AM”, Paolo Maldini, pasi foli me menaxherin Matias Zaraços, ka formalizuar edhe ofertën për shërbimet e futbollistit. Bëhet fjalë për mesfushorin ofensiv të Rasing Avezhanedas, i cili është vëllai i vogël i Lautaro Martinezit që luan për Interin. 

Matias-Zaracho-1

Sipas gazetarit argjentinas, kuqezinjtë kanë ofruar 15 milionë euro plus një seri bonusesh vetëm për ta veshur menjëherë kuqezi 22- vjeçarin, i cili në kontratën me Rasingun kishte edhe një klauzolë largimi prej 22 milionë eurosh. Nga klubi apo mediat italiane nuk ka konfirmime në këtë drejtim, megjithatë ardhja e Zaraços do të ishte qershia mbi tortën e merkatos së Milanit.

matias-zaracho-racing-club-1579867119-30430

FLORENTINO – Mesfusha duket një repart ku Maldini e Boban synojnë të ndërhyjnë. Largimet e Susos, Paketasë dhe Piontekut do të ishin thelbësore në këtë drejtim për sa u përket investimeve, sidomos lidhur me atë mbi Florentinon.

maldini-e1539461262641

Portugezi prej një muaji nuk luan për Benfikën, por megjithatë si trajneri, ashtu edhe presidenti i klubit luzitan nuk duken të prirur për të lejuar largimin e mesfushorit shkatërrues, të paktën gjatë kësaj hapësirë merkatoje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"