Zbulohet prapaskena, si Pirlo refuzoi largimin e tre futbollistëve bardhezi gjatë merkatos së verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 19:05

Zbulohet prapaskena, si Pirlo refuzoi largimin e tre futbollistëve bardhezi gjatë merkatos së verës

Zbulohet prapaskena tek Juventusi. Andrea Pirlo ka bllokuar gjatë merkatos verore largimin e 3 lojtarëve bardhezi. Këtë prapaskenë e ka zbuluar eksperti i merkatos, Fabricio Romano nga i cili tha se tekniku juventin ka bllokuar lëvizjen e Demiralit, Rabio dhe Danilos.

juventus 1

Për turkun kishin mbërritur oferta nga Leisteri, për Rabio kishte oferta nga Anglia dhe pse mesfushori nuk ishte ambjentuar me kampionatin italian, Pirlo besoi tek ai duke e mbajtur në skuadër.

Dhe i fundit ishte Danilo, i cili erdhi me bujë në Torino pas shkëmbimit me Kanselon tek Mançester Siti. Braziliani ishte në idetë e Pirlos pasi nuk kishte alternativa pas dëmtimit të De Ligt, Bonuçi dhe Kielini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"